Jordani, gjenden dëshmi të pjekjes së bukës 4000 vjet më parë se të niste kultivimi i drithërave
Disa arkeologë në Jordani kanë zbuluar mbetje të djegura të bukës(në formë piteje) të pjekur nga gjuetarë të zonës rreth 14 400 vjet më parë. Sipas kërkuesve në fjalë nga universiteti i Kopenhagen, ai i Londrës dhe i Kembrixhit, bëhet fjalë për evidencën më të vjetër të gjetur ndonjëherë për bukën që shkon shumë më parë sesa shfaqja e bujqësisë rreth 10 000 vjetë më parë. Gjetja në fjalë sugjeron një ndryshim të rëndësishëm edhe në rindërtimin e hapave evolutivë të shoqërisë njerëzore në të cilën bujqësia, apo kultivimi i drithit përbën një nga ngjarjet më themelore që ka shenjuar njerëzimin deri më sot.
Prania e qindra mbetjeve të ushqimit të karbonizuar në vatra zjarri nga Shubayqa 1 është një gjetje e veçantë dhe na jep shansin që të përcaktojmë një praktikë ushqimore 14 400 vjet të vjetër
shprehet Amaia Arranz Otaegui nga universiteti i Kopenhagenit.
Këto gjetje ngjajnë me ato të konstatuara në sitet neolitike në Europë dhe Turqi duke i dhënë shtysë hipotezës nëse prodhimi i bukës nga drithëra të pakultivuar dhe nevoja e shtuar për të çoi në nevojat për kultvim dhe krijim plantacionesh.
Të ashtuquajturit gjuetarë-mbledhës sipas kategorizimeve tradicionale të shkencës janë një grup njerëzish në një periudhë prehistorike që nisën të kalonin nga faza e plotë nomadike në fazë të përzier. Pra ku jeta sedentare po merrte më shumë peshë dhe për pasojë edhe kur dieta e tyre ushqimore nisi të ndryshonte. Nga ana tjetër zbulimi në Jordani provon se pjekia e bukës kishte nisur të bëhej shumë më përpara kultivimit të drithërave që lë vend të hipotetizohet se revolucioni bujqësor u nxit pikërisht nga kjo njohje.
Add new comment