jordani
Jordani, gjenden dëshmi të pjekjes së bukës 4000 vjet më parë se të niste kultivimi i drithërave
Disa arkeologë në Jordani kanë zbuluar mbetje të djegura të bukës(në formë piteje) të pjekur nga gjuetarë të zonës rreth 14 400 vjet më parë. Sipas kërkuesve në fjalë nga universiteti i Kopenhagen, ai i Londrës dhe i Kembrixhit, bëhet fjalë për evidencën më të vjetër të gjetur ndonjëherë për bukën që shkon shumë më parë sesa shfaqja e bujqësisë rreth 10 000 vjetë më parë.
Gjeoglifet e Lindjes së Mesme, "punë të njeriut të vjetër"
Gjeoglifet e Nazcas në Peru nuk janë të vetmet. Në Lindjen e Mesme, nga Siria, në Jordani dhe Arabinë Saudite, janë zbuluar së fundmi gati një mijë “vizatime” në strukturë guri, të cilat mund të shihen vetëm nga ajri. Format e paraqitura janë të ndryshme, por përgjithësisht mbizotëron forma rrethore dhe sipas studiuesve ato datojnë gati 2000 vjet më parë. “Në Jordani ndodhen shumë më tepër gjeoglife sesa në Nazca, në një hapësirë më të madhe dhe më të vjetra”, thotë profesori David Kennedy i Universitetit të Australisë Perëndimore.