Neandërtalët me prirje për piktorë dhe rrobaqepës

Postuar në 27 Shtator, 2018 16:31

Më shumë prova të reja vijnë për të demistifikuar nocionin se Neandertalët kishin vetëm forcë muskulore brutale dhe asgjë tjetër. Një studimi i fundit sugjeron se "paraardhësit" tanë për nga aftësitë  ngjanin më tepër me rrobaqepës dhe piktorë sesa si ndërtues.

Një grup shkencëtarësh, të udhëhequr nga Profesoresha e Universitetit të Paleoantropologjisë në Gjermani, Katerina Harvati studiuan puthitjen e muskujve me kockat duke dalë në konkluzione të vlefshme për përdorimin duarve gjatë jetës së Neandërtalëve.

Studiuesit gjetën një metodë kompjuterike me të cilën analizuan në mënyrë tre-dimensionale duart e profesionistëve të ndryshëm si (ndërtues, rrobaqepës, këpucarë, piktorë, etj). Ata gjetën se ata që duhet të përdorim më shumë forcë muskulore dhe kanë nevojë për më pak aftësi kanë gishta më të futur.  Ndërsa ata që kanë nevojë për të bërë lëvizje më të shkathëta  kanë tendencë të kenë indekse më të mëdha në çdo dorë. Fosilet e analizuara u morën  nga Evropa, Azia Perëndimore dhe Afrika e Veriut dhe u takonin neandërtalëve që kanë jetuar të paktën 40.000 vjet më parë..

http://advances.sciencemag.org/content/4/9/eaat2369

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.