Politikë
PS brutalizon gjuhën me Metën
Deklaratat e Ilir Metës pës ngjarjes në Shëngjin ku mbeti i plagosur në rrethana të paqarta një simpatizant i LSI-së kanë ngjallur një reagim të ashpër të Partisë Socialiste, e cila ka dalë me një reagim të zhveshur nga gjuha diplomatike duke lëshuar etiketime të ashpra ndaj Presidentit të Zgjedhur.
Reagimi i plotë:
Mediat e huaja: Ilir Meta mund të jetë prapë ai që vendos
Zgjedhjet parlamentare të në Shqipëri janë pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Shtypi botëror ka vënë një shenjë barazimi mes zgjedhjeve dhe të ardhmes europiane te vendit. Euronews e hap artikullin per shqiperine me titullin, “Europa po shikon Shqipërinëë që voton”.
Mesazhi i SHBA për zgjedhjet!
Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane u ka bërë thirrje 3.4 milionë zgjedhësve shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e votës. Në një mesazh urimi në Facebook, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, njoftoi se 34 ekipe të selisë diplomatike të SHBA-ve do të vezhgojnë votimin dhe numerimin në të gjithë vendin.
Nisin votimet për zgjedhjet parlamentare, probleme në disa zona
Ka nisur në mbarë vendin procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare. Siç po raportohet nga të gjitha burimet problemet nuk kanë munguar, duke evidentuar dhe sulme fizike mbi disa komisonerë, djegie makinash, apo edhe mungesë komisionerësh. Për të përmbledhur situatën zyrtarisht do të duhet të priten raportmet e para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por duhet thënë se problemet në terren nuk paralajmërojnë diçka të mirë. Procesi më delikat është numërimi dhe para tij dorëzimi i bazës materilale në mënyrë të rregullt.
Gjeti si flamur devijimin në nacionalizëm
Motoja e fushatës së kryeministrit ishte tepsia dhe lugët që fusnin në të parti si LSI apo aleatë që iu bashkuan qeverisë socialiste. Shoqëruar edhe me ngjyrat e rreme të nacionalizmit, Edi Rama po tenton të manipulojë misionin e zgjedhesve, të cilët i orientoi drejt tifozllëkët për udhëheqësin që po ringjall idealet e Skëndërbeut dhe Ismail Qemalit, ndonëse ishte shprehur rëndom në fushatë se mbështetja për partitë nuk është si brohoritja për skuadrën e zemrës.
Epilogu i fushatës
Partitë mbyllën zyrtarisht fushatën zgjedhore dhe tashmë gjithçka do të varet nga vota e 25 qershorit. Dilemat janë të shumta nëse masiviteti i mitingjeve të tre partive kryesore do të reflektohet edhe në rezultatin e së dielës. PS kërkon 71 mandate dhe në funksion të këtij qëllimi ka rritur ndjeshëm retorikën nacionaliste dhe luftën kundër LSI-së, çka do të thotë se Edi Rama në këtë garë shesh si kundërshtar partinë e Ilir Metës dhe jo Partinë Demokratike.
Një votë që duhet matur mirë që mos të tallen me ne më 26 qershor
Zgjedhjet e 25 qershorit kanë tanimë vetëm një të panjohur: rezultatin. Koalicionet nuk ishin realitet i kësaj fushate, sikundër paqja PS-PD zhbëri mundësinë e një debati të nevojshëm për ekonominë e këtij vendi. Duket se kriza që ka mbërthyet ekipin politik po imponohet si prioritare përkundrejt kërkesës së qytetarëve për një analizë të asaj që ndodhi këto katër vjet, pa akuza në erë dhe pa fajësime. Thjesht analizë reale dhe një bilanc.
Ç'të thotë për ekonominë dhe taksat, debati që e nxjerr lakuriq
Të dielën do të gjykojmë me votë qeverisjen e 4 viteve dhe alternativat që na parashtrohen për 4 vitet që vijë. Gjysma e qeverisë në përpjekje për t'iu shmangur përgjegjësive në mënyrë tinzare ka marrë flamurin kombëtar dhe kërkon votën mbi një premisë që lidhet me heronjtë kombëtarë, çka nuk përputhet fare me kontekstin demokratik për të zgjedhur ose hequr me votë ata që mirë ose keqqeverisin.Kryeministri që drejtoi Shqipërinë për 4 vjet nuk iu përgjigj asnjëherë seriozisht çështjeve që kanë të bëjnë me ekonominë e vendit dhe politikën e taksave.
Stoltenberg: Shqipëria me rol të rëndësishëm në NATO. Kërcënimet ruse për Ballkanin, jo të afërta
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Ai vlerëson rolin e Shqipërisë në Aleancë, duke theksuar se ka takuar trupat shqiptare në Letoni. Sipas zyrtarit në fjalë, rritja e prezencës së NATO-s në Europë lidhet me aktivitetin rus në Ukrainë, në shenjë paralajmërimi se Aleanca do të veprojë ndaj çdo agresioni eventual ndaj një vendi anëtar.
I pyetur mbi kërcënimin rus ndaj Ballkanit, Stoltenberg ka përjashtuar një kërcënim eminent.
Nuk ka rëndësi votoni PS-në apo PD-në. Do jenë bashkë në qeveri
Kryeministri Edi Rama ka qenë më i hapur dje në emisionin “Opinion” sa i përket çështjes së koalicioneve paszgjedhore. Ai është pyetur disa herë dhe në finale ka përjashtuar koalicionin me LSI-në, por jo atë me PD-në.
“Jo, me LSI-në unë e përjashtoj koalicionin. Nuk do të ketë koalicion PS-LSI”, tha ai.
I pyetur për koalicionin me Bashën, Rama në mënyrë tinzare tha se kjo do varet nga vota e popullit, inkurajim i hapur ky që votuesit e lëkundur të PD-së të votojnë këtë parti.