PS brutalizon gjuhën me Metën

Postuar në 25 Qershor, 2017 13:56

Deklaratat e Ilir Metës pës ngjarjes në Shëngjin ku mbeti i plagosur në rrethana të paqarta një simpatizant i LSI-së kanë ngjallur një reagim të ashpër të Partisë Socialiste, e cila ka dalë me një reagim të zhveshur nga gjuha diplomatike duke lëshuar etiketime të ashpra ndaj Presidentit të Zgjedhur.

Reagimi i plotë:

Partia Socialiste e Shqiperise shpreh keqardhjen per sjelljen antiligjore te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, i cili po shkel me te dyja kembet Kodin Zgjedhor qysh prej dites se djeshme dhe sot ne vazhdim. Perpjekja e zotit Meta per te tensionuar situaten, me deklarata te papergjegjshme dhe deklaratat zyrtare te LSI-se me akuza vulgare ndaj socialisteve dhe vete Policise se Shtetit, jane te denueshme moralisht, politikisht dhe ligjerisht. Partia Socialiste u ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare te marrin pjese masivisht ne votim dhe u kerkon te gjithe ekipeve elektorale, votuesve, mbeshtetesve si edhe simpatizanteve te saj, te ruajne qetesine. Mos bini pre e provokimeve skandaloze te Presidentit te zgjedhur e te eksponenteve te partise se tij, sidomos te "vezhguesve" te LSI qe ne disa zona jane elemente me precendente penale. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Shqiperise sot me voten tuaj dhe perballoni me shume vetepermbajtje, ofensiven mizerabel te Presidentit te zgjedhur mbi procesin zgjedhor. Keto zgjedhje, jane nisur per te qene me cdo aspekt me te mirat qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere, prandaj cdo zgjedhes e zgjedhese qe merr pjese me qetesi e qytetari ne votime, pavaresisht per ke voton, jep nje kontribut te shkelqyer qytetar e atdhetar. Partia e Presidentit te zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t'ua prishe dot kete feste demokratike Shqiperise e shqiptareve. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me e sigurte, me e forte, me e mire, Shqiperia neser.

Comments

Submitted by votuesi (not verified) on

Shume deklarate e rregullt eshte o media kazani.ku eshifni brutalitetin ketu juve, apo keni vene lupen dhe sdini cfare te sajoni!!! Shifni deklaratat e nje skizofreni si presidenti i sapozgjedhur qe flet vec per arme e gjak, dhune.mos u habisni nga deklarata normale e PS qe ben thirrje per qetesi e normalitet.ku e keni paanshmerine o resspublika, apo vec media qe nuk quheni ju...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.