Politikë
"Diskutimi për kthimin e vizave për Shqipërinë, penalizon edhe Kosovën"
Diskutimi i rivendosjes së regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë, nisur nga rritja e kriminalitetit shqiptar në Europë, ka implikime të mëdha edhe për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Kështu mendon analisti Augustin Palokaj, i cili përmes një opinioni në “Koha Ditore” shkruan se kjo që po ndodh aktualisht me Holandën, penalizon në masë të madhe qytetarësh. Palokaj thotë se heqja e vizave për Kosovën, por edhe rivendosja e tyre për Shqipërinë duken skenarë jorealë në një plan afatashkurtër, kjo thjesht për shkak të procedurave në BE.
Diskutohemi jo vetëm për vizat, nuk meritojmë as statusin kandidat
Raporti i policisë dhe prokurorisë holalndeze mbi kriminalitetin shqiptar është shqetësim politik në Hollandë dhe debati po shtrohet në nivel politik. ABC News raporton për një shkresë prej 12 pikash që deputetë të parlamentit ia kanë përcjellë ministrisë së Jashtme dhe asaj të Sigurisë, ku mes të tjerash kërkojnë sqarime përse Shqipërisë i është dhënë statusi i vendit kandidat, kur nuk ka përmbushur kushtet.
Ballkani, sallatë interesash dhe influencash
Ndikimin në rritje të Turqisë, Rusisë, dhe madje edhe të Arabisë Saudite në Ballkan paralajmëroi ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, duke bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të aderimit të rajonit në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të qëndrojnë brenda Turqisë dhe Rusisë.
Ambasada hollandeze konfirmon vërtetësinë e raportit mbi vizat
Teksa në Tiranë flitet për afrimin me Europën dhe hapjen së shpejti të negociatave me Bashkimin Europian, në Brukesl Shqipëria po diskutohet si një vend kandidat për në karantinën e atyre që nuk meritojnë lëvizjen e lirë.
PD-ja nis avazin/Qeveri pa Edi Ramën: Teknike, ose me një intelektual në krye
Partia Demokratike humbi thellë në zgjedhje. Për këtë arsye ajo organizoi edhe farsën elektorale brenda duke rizgjedhur Lulzim Bashën si kryetar. Pra humbje zgjedhjesh, proces zgjedhor në parti. Këtu duhet të mbyllej diskutimi. Por PD-ja mendon ndryshe. Ajo i cilëson zgjedhjet të vjedhura dhe tani kërkon kompromis me socialistët.
Në një opinion të publikuar në gazetën “Panorama”, deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, shtron për diskutim opsionet e marrëveshjes. Ndonëse pranon se marrëveshja e 18 majit nuk u respektua nga Rama, ai bën thirrje për një qeveri pa Ramën kryeministër.
Një faltore për t'u lutur/falur për zgjidhjen e problemeve
Legjislatura e re parlamentare e bashkë me të edhe mandati i dytë qeverisës i Edi Ramës po afron me disa qartësi më të mëdha sesa koha e zgjedhjeve.
Heqja e makiazhit “teknik” të qeverisë, truku i radhës që ndihmon Bashën
Një ditë pas komenteve të kryeministrit për një raport të njënashëm politik të prodhuar nga Grupi i Task Forcës së udhëhequr nga zv/kryeministrja e dorëhequr tashmë Ledina Mandia, kjo e fundit ka deklaruar se i gjithë operacioni që pati si detyrë të pengonte ndikimin e qeverisë në zgjedhje nuk del dot me një përfundim të qartë nëse u garantua ose jo vota e shqiptarëve nga pjesëmarrja në qeveri e ministrave teknikë.
Pas azilkërkimit del argumenti tjetër për vendosjen e vizave: Kriminaliteti
Nuk janë vetëm kërkesat për azil, por edhe kriminaliteti që po shërben si argument për rikthimin e vizave për shqiptarët. AbcNews raporton se Policia Holandeze dhe Prokuroria e këtij vendi kanë sugjeruar për qeverinë e këtij vendi rikthimin e vizave për shqiptarët, nisur nga niveli i lartë i kriminalitetit që përçojnë.
Tallje me të gjithë!
Zyra e kryeministrit përcolli një reagim të kreut të qeverisë lidhur me raportin e Task Forcës së ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit. Dokumenti që u prodhua si rezultat i marrëveshjes së 18 majit po kalohet me komente të shkruara, pa pritur të prezantohet ende zyrtarisht. Kryeministri që u mbyll bashkë me Lulzim Bashën për disa orë, duke na u shfaqur si shpëtimtarë të përplasjes civile dhe mentorë të një kulture të re politike, tani kanë komoditetin të tallen me të gjithë.
Ja se çfarë shkruan kryeministri në reagimin e tij:
“Gjeli këndoi vezën e raportit”, Basha axhendën personale
Lulzim Basha e komentoi me një postim në fejsbuk raportin ende të pazyrtarizuar të ministrave teknikë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 Qershorit. Duke iu shmangur një ballafaqimi me mediat për pikëpyetjet që ngrihen mbi axhendën politike të opozitës pas hartimit të këtij raporti, Basha pranon në postimin e tij dy gjëra: