"Diskutimi për kthimin e vizave për Shqipërinë, penalizon edhe Kosovën"

Postuar në 23 Gusht, 2017 08:47

Diskutimi i rivendosjes së regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë, nisur nga rritja e kriminalitetit shqiptar në Europë, ka implikime të mëdha edhe për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Kështu mendon analisti Augustin Palokaj, i cili përmes një opinioni në “Koha Ditore” shkruan se kjo që po ndodh aktualisht me Holandën, penalizon në masë të madhe qytetarësh. Palokaj thotë se heqja e vizave për Kosovën, por edhe rivendosja e tyre për Shqipërinë duken skenarë jorealë në një plan afatashkurtër, kjo thjesht për shkak të procedurave në BE.

Prandaj do të jenë ende kosovarët ata të cilët do ta paguajnë çmimin për shkak të manipulimeve të klasës së tyre politike, apo për shkak të përvojës së keqe që BE-ja ka me disa shtete të tjera dhe shfryhet ndaj qytetarëve të Kosovës”, shkruan analisti kosovar. Sipas tij përvoja që BE-ja ka me disa shtete në drejtim të kriminalitetit, ka ndikime në vendimmarrjen e Brukselit. Dhe ndodh kjo thjesht pse krimi është i lidhur me politikën, e cila nga ana e vet aplikon masa shtrënguese ndaj qytetarëve. Autori rekomandon që Shqipëria të marrë serizoisht paralajmërimet që vijnë nga raste si Holanda, pasi duket se në Europë ka një prirje për t’u rë shkurt problemeve dhe jo për të parë kompleksitetin e tyre. Nuk ka dyshim gjithësesi se çdo vendim për vizat me ndonjë vend të rajonit e penalizon apo kushtëzon Kosovën dhe ky është një shembull sesi problemet e një vendi të caktuar, çojnë në dënimin e një tjetri.

http://www.koha.net/veshtrime/39634/a-do-te-hiqen-me-pare-vizat-per-koso...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.