Opinion
Marrëdhëniet shqiptaro-serbe. A shohim një të ardhme të njëjtë?
Kam 25 vjet që me kolegë serbë të shoqërisë civile, të shkencës, të botës universitare, por edhe të politikës, jemi takuar, kemi biseduar e diskutuar shumë herë këtu në Tiranë e në Beograd, në kryeqytete të ndryshme të rajonit, por edhe nëpër Europë për marrëdhëniet shqiptaro-serbe.
Ky është Ballkani
Rezultati i referendumit për çështjen e emrit në Maqedoni demonstron se rajoni në të cilin Greqia bën pjesë ka rënë peng i një humori të pazakontë dhe me siguri anti-sistemik.
Gjermania është ende e ndarë*
Angela Merkel për shkak të karrierës së saj të veçantë mund të quhet fitimtarja më e madhe e bashkimit të Gjermanisë. Prej 13 vitesh qeveris Gjermaninë kancelarja kristiandemokrate e lindur në Hamburg dhe e rritur në Republikën Demokratike Gjermane, RDGJ, që prej disa kohësh qeveris më shumë keq se sa mirë. As për kancelaren federale që është nga anët e tyre nuk janë dot krenarë gjermanolindorët. Ndoshta prandaj edhe distanca qeveri-të qeverisur është më e madhë në lindje të Elbës se sa në perëndim.
Rilindja e vështirë e konservatorizmit politik në Shqipëri
Përkufizimi i konservatorizimit në politikë përgjatë historisë së një vendi me traditë të shkurtër kohore të indipendences dhe pluralizmit, me ndërprjerje drastike të zhvillimit të rendit kushtetues, me thyerje të rënda historike, për shkak të diktaturave dhe shndërrimeve të thella dhe të dhunshme sociale, ndryshon në kohë, varësisht periudhave që ka kaluar Shqipëria, ndryshon edhe në territor, pavarësisht se kemi të bëjmë me një vend të vogël.
80-vjetori i Marrëveshjes së Mynihut
80 vjet më parë, më 30 shtator 1938 në Mynih u nënshkrua një “marrëveshje”, e cila ka hyrë në histori si “komploti i Mynihut” i katër fuqive: Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Ky dokument, jo vetëm luajti një rol tragjik në fatin e Çekosllovakisë duke lejuar fillimin e pushtimit të saj nga Gjermania fashiste, por u bë edhe një nga ngjarjet kryesore që favorizuan shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.
Leninistët e djathtë
Kur lexova statistikën për profesorët e Universitetit të Prishtinës, më ra në mend barsoleta e viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar për hapjen e striptiz-barit të parë në Moskë.
Barsoleta thotë se në konkursin për valltare nudo u paraqitën disa dhjetëra kandidate dhe sipas kërkesës u zgjodhën pesë sosh. Kryetari i Komisionit raportoi në Komitet Qendror sukses të plotë: që të pestat kishin mbi 35 vjet stazhi anëtareje të Partisë.
Tradhëtia e përgënjeshtruar e ish-gjeneralëve shqiptarë*
Me të drejtë gazetari Afrim Imaj e vlerësoi në hyrje të intervistës ish-numrin një të Prokurorisë komuniste, z. Rrapi Mino, si një person jo të egër, por as edhe naiv. Kjo ndihmon këdo që do të kuptojë realitetin e atëhershëm, përtej paragjykimeve të prera pro dhe kundër personave që ishin përfshirë në të. Intervista e vërtetoi me vetë faktet e treguara se kushdo, madje ata me pozitë të lartë, paçin qenë fillimisht me vullnet të mirë apo të keq, kanë qenë thjesht të kapur nga mekanizmi i hekurt i paligjësisë, pra numra.
Nga "Rilindje" në Narkosocializëm
Në kohën kur Shqipëria pushtohej nga të katër anët nga ngastrat dhe hektarët e hashashit, në opinionin publik dhe më gjerë qarkullonte si një grahmë e parafundit shprese e keqe që, qeveria e atëhershme(me të njëjtin Kryeministër që drejton edhe sot) ishte qëllimisht duke mbyllur njërin sy përballë fenomenit.
Censura e Facebook-ut/Një grusht algoritmesh po na sterilizojnë çdo ndjeshmëri
Ndodhi ashtu siç pritej. Censura e paralajmëruar nga Facebook-u ka mbërritur te ne. Fotografitë e Wilhelm Von Gloeden, i cili ishte pjesëmarrës në Taormina në vitet e Oscar Wilde dhe D’Annunzio-s, foto të cilat sot janë ekspozuar në Sutri, nuk mund të publikohen sepse konsiderohen thjesht imazhe të disa djemve lakuriq. Censura bëhet akoma më e rëndë sepse përfaqëson një dënim “dinak” të botës së homoseksualëve.
Ndërtesa “Fashiste”? Po Skënderbeu i Romës?
Duke numëruar një më një hilet që është shtrënguar të përdorë pushteti për të kryer aktin vandal të rrënimit të kompleksit kulturor-historik të ndërtesave të ish-fondacionit “SKANDERBEG” (ku sot funksionojnë dy teatrot kombëtarë), hilja e radhës rezulton etiketimi i tyre si ndërtesa “fashiste”. Shpresojnë fort që me këto truke hileqare epitetesh të mund ta përligjin krimin që kanë gatitur. Prandaj më duhet të vazhdoj ta rrjep skilen, simbas mësimit popullor “Kush bân me hile, rripet si skile”.