Ky është Ballkani
Rezultati i referendumit për çështjen e emrit në Maqedoni demonstron se rajoni në të cilin Greqia bën pjesë ka rënë peng i një humori të pazakontë dhe me siguri anti-sistemik.
Rezultati ishte pikë së pari një humbje për Perëndimin. ShBA dhe Bashkimi Europian përsëritëj gabimin fatal të bërë në fushatën e “po-së” gjatë referendumit grek të vitit 2015. Zyrtarë të huaj që përfaqësojnë sistemin, nga kancelarja gjermane Angela Merkel te sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, vizituan Shkupin. Të ballafaquar me këtë fushatë të madhe, ndonëse konvencionale, kundërshtarët e marrëveshjes u mobilizuan heshturazi në rrjetet sociale. Siç është vënë re shpesh në vitet e kaluara, lëvizja e rezistencës ia doli të mposhtë ushtrinë e rregullt.
Kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev nuk është ndonjë politikan veçanërisht karizmatik dhe mbështetja për të është deri diku pa peshë. Atij tani do t’i duhet të bindë bashkëkombasit e vet se “jo-ja” nënkupton “po”, pak a shumë ajo që bëri homologu i tij grek, Alexis Tsipras në vitin 2015. Do të jetë shumë e vështirë që kjo të kalojë në parlamentin e IRJM-së pa zgjedhje të reja. Kërkesa për ndryshime kushtetuese, që u imponua nga presidenti i vendit, George Ivanov(një armik i marrëveshjes që u bëri thirrje votuesve të bojkotonin referendumin) si pjesë e marrëveshjes, rezultoi të ishte valvola kyçe e sigurisë.
tsipras dhe ministri i tij i Jashtëm, Nikos Kotzias, imvestuan shumë në Marrëveshjen e Prespës, e cila ishte me gjasë një mall shkëmbimi në negociatat e Greqisë me kreditorët ndërkombëtarë.
Në pamje të parë, rrëzimi eventual i marrëveshjes do të ishte në interesin e qeverisë së drejtuar nga SYRIZA ndërsa skenari i një përplasjeje mes Tsipras dhe partnerit të tij në koalicion, nacionalistit Panos Kammenos, do të shmangej në këtë rast. Gjithësesi, shumë vëzhgues besojnë se një çarje do të ishte në interesin e të dyve.
Sigurisht që kjo është një çështje për atë sesi një politikan që përflitet për një kandidim të mundshëm për çmimin “Nobel” të Paqes, për shkak të Marrëveshjes së Prespës, mund të ndajë pushtetin me një politikan që beson se ajo është një marrëveshje kriminale. Por siç e dimë të gjithë, ky është Ballkani, kjo nuk është për të qeshur.
Burimi: Kathimerini
Përkthimi: ResPublica
Add new comment