Naked City
Qeni që shpëtoi jetën e kësaj vajze
Një 24-vjeçare angleze, Joanna Mellor, ia detyron jetën qenit të saj, një labrador i zi 5 vjeç, me emrin Leo. E reja po flinte në shtratin e saj përkrah të fejuarit, Andrew Rayment, 27 vjeç, kur pësoi një atak kardiak.
Vetëm Leo e kuptoi që ndihej keq dhe filloi të lehë, duke hipur mbi shtratin e gjumit për të tërhequr vëmendjen. I fejuari i Joannës u zgjua dhe njoftoi menjëherë ndihmën e shpejtë.
Dëshironi një makinë të sigurtë? Ju tregojmë mënyrën më të re shqiptare
Në Tiranë është fotografuar një makinë e parkuar në trotuarin e kalimtarëve , lidhur me një zinxhir në një pemë, me shpresat se askush nuk do ta vjedhë! Tani drejtuesi mjetit mund të jetojë i qetë sepse makina e tij është më e sigurtë se kurrë!
Ja çfarë i ndodh prezantuesit që krahason Zonjën e parë të Amerikës me një majmun
Një prezantues i njohur latin, gjithashtu edhe i shpallur fitues i një çmimi Emmy është pushuar nga puna në një television spanjoll pasi krahasoi Michelle Obama me një personazh nga filmi ‘Planeti i majmunëve’.
Ish bashkëshorti Mariah Carey transformohet në tentativat për të fshirë tatuazhin për këngëtaren (FOTO)
Moderatori i njohur amerikan Nick Cannon ka përfunduar tatuazhin e tij më të fundit. Faktikisht nuk mund të themi se ai e ka patur në mendje një transformim të tillë, por shkas ka marr nga ndarja me këngëtaren Mariah Carey.
Në shpinë vitin 2009 Nick gdhendi emrin Mariah të cilin pas ndarjes u përpoq ta kthente në një kryq gjigand, e tani përfundoi kështu.
Burimi: TMZ
Ndodh edhe kështu! Nusja refuzon të martohet sepse dhëndri nuk zgjidhi problemin matematikor.
Një nuse nga india u largua nga dasma e saj kur zbuloi se personi që pretendohej të kalonte jetën ishte analfabet. Ditën e dasmës ajo e pyeti sa bënin 15 plus 6 dhe kur ai iu përgjigj 17, pa u menduar gjatë ajo anulloi dasmën. Ndonëse familja e djalit u përpoq të bindte nusen pas shumë tentativash kuptuan se ishte e kotë.
Femra më e shëmtuar në botë kthehet në femrën më frymëzuese! Ja çfarë mesazhi përcjell ajo! (KUJDES NGA FOTOT)
Prej vitesh Lizzie Valesquez nuk ka patur një jetë të qetë dhe shkak janë bërë ofendimet e tepërta për paraqitjen e saj të jashtme. Në moshën 17-vjecare ajo u trondit kur zbuloi se kishin hedhur në YouTube një video të saj e cila mbante titullin ‘Kjo është femra më e shëmtuar në botë’, por më e keqja për të ishte se këtë nuk e kishin parë disa njerëz, por e kishin klikuar me miliona.
Kanye West arsyeton përse mendon kështu:’Barack Obama është një gënjeshtar’
Sipas rreperit Kanye West Barack Obama është gënjeshtar! Pak më parë Presidenti ishte i ftuar në emisionin e moderatorit karizmatik Jimmy Kimmel i cili e pyeti nëse i kishte telefonuar Kanye West në shtëpi, dhe Obama u përgjigj:’Absolutisht jo. Unë nuk kam as numrin e tij.’
Ndërkohë që në deklaratën e dhënë pak ore më parë Kanye e përgënjeshtron përgjigjen e Obamëes, megjithatë thotë se ende vazhdon ta dojë ate.
Burimi: TMZ
Pamela Anderson akuzon bashkëshortin se tentoi ta mbyste gjatë aktit seksual. (DETAJE TË DIVORCIT)
Redaksia e lajmeve TMZ raporton së fundmi se Pamela Anderson ka arritur të fitojë një urdhër nga gjykata që ndalon bashkëshortin Rick Solomon t`i afrohet asaj (t’i telefonojë apo dërgojë mesazhe). Shkak për nisjen e procedurave të divorcit mësohet të jetë bërë akti seksual.
Shembulli konkret! Dëshira për famë mund ta bëjë një femër të harrojë që është nënë!
Përpjekja për të rënë në sy dhe për të fituar edhe më shumë komplimente në rrjetet sociale, e ka shtyrë Amber Rose (ish bashkëshorten e Wiz Khalifës) të harrojë edhe se është një nënë.
Modelja ka postuar dy foto të reja në Instagram ku shfaqet në bregdet! Amber është përpjekur të pozojë në një mënyrë të tillë që format e saj të vazhdojnë të komentohen.
Nuk mund të lemë pa përmendur se në të kaluarën Amber ka qenë një striptiste e më pas një modele. ‘Famën’ e mori pasi krijoi një lidhje me Kanye West deri në momentin që Kim Kardashian ‘ja rrëmbeu’.
Victoria Beckham e tmerrshme në mbrëmjen gala!
Ikona e modës dhe fituesja e trofeut ‘Femra më frymëzuese e 2015’, tronditi opinionin e gjerë publik pas shfaqes në mbrëmjen gala të Alexander McQueen.