Naked City
Pas protestës së PD-së në Durrës
Patrick Schwarzenegger ‘ul kokën’ pas akuzave se ka tradhëtuar Miley Cyrus në Meksikë.
Djali i aktorit Arnold Schwarzenegger, Patrick ështe fotografuar së fundmi i mërzitur duke mbajtur kokën ulur, pas akuzave se ka tradhëtuar të dashurën Miley Cyrus gjatë pushimeve të tij në Meksikë.
Ju njohim me të dashurën e re të Justin Bieber.
Justin Bieber është fotografuar këtë here pranë modeles Ashley Moore e cila thuhet se është partnerja e tij e re.
Ata preferuan të qëndronin vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa ndiqnin me vëmendje një ndeshje basketbolli. Gjatë gjithë kohës ish i dashuri i Selena Gomez është parë të tregojë përkujdesje ndaj modeles, si dhe shpesh e ka puthur në ballë./E.B
Ilir Meta zbulon sekretin e dobësimit të tij
Ilir Meta ka zbuluar më në fund dhe sekretin e dobësimit të tij. Ai nuk ka përmendur asnjë nga hipotezat e hedhura nga mediat si dieta Dukan, apo diçka tjetër. Kreu i Kuvendit ka thënë:’ E nis ditën me një vezë të zier, dhe në mbrëmje konsumoj mish pule të bardhë. Është një kontribut i rëndësishëm për të patur një dietë të suksesshme.’/E.B
Më bëj baba të të ngjaj! Shakira krahason të birin me Pique. (FOTO)
Shakira ka postuar në Instagram një foto ku ka krahasuar djalin e saj Sasha me partnerin Gerard Pique. Duke dashur të komentojë ngjashmërinë, këngëtarja latine thotë se janë identikë.
Kujtojmë se Sasha ka ardhur ne jetë pak muaj më parë, ndërkohë që Shakira dhe Pique janë prindërit e 2 vjecarit Milan./E.B
Po divorcohen sërish! Bashkëshortja Van Damme vendos që të largohet përsëri nga jeta e yllit të filmave aksion.
Van Damme dhe Gladys i janë drejtuar edhe më parë gjykatës për tu divorcuar në vitin 1992 dhe Gladys vendosi që t`i jap fund edhe një herë tjetër martesës së tyre.
Sipas TMZ, ajo ka nisur procedurat e divorcit ditën e mërkurë të kësaj jave, pasi janë ndarë datën 7 mars. Aktori 54 vjecar dhe bashkëshortja 57 vjecare fillimisht qëndruan bashkë që nga 1987 deri më 1992.
Gladys thuhet se nuk dëshiron që të mbajë me mbiemrin e bashkëshortit, si dhe kërkon ndihmë financiare pas divorcit./E.B
Beyonce kërkon të dominojë edhe industrinë e modës por ndryshe! Ajo do të dizenjojë vetëm një këpucë!
Po e saktë, e keni lexuar shumë mire vetëm një këpucë. Beyonce po bashkëpunon me mjeshtrin Giuseppe Zanotti për krijimin e një këpuce me takë e cila pritet që të publikohet gjatë javëve të ardhshme.
Në deklaratën e tij Zanotti ka thënë:’Beyonce përvecse një këngëtare me zë të mrekullueshëm dhe kërcimtare e zonja, më ka kërkuar që bashkë të krijojmë një këpucë. Do të jetë vetëm një, dhe mund të them se më pëlqen puna me Beyonce. Ajo është një person me ide të qarta, e di se cfarë kërkon.’/E.B
Më në fund erdhi momenti.. Ryan Reynolds tregon emrin e të bijës.
Javë më parë kur erdhi në jetë vajza e Ryan Reynolds dhe Blake Lively nisi të diskutohej edhe emri i së voglës.
Miqtë pranë aktorëve konfirmonin hera herës versione të ndryshme, disa prej të cilave Ryan i hodhi poshtë (i fundit ishte Violet). Por në një deklaratë të shkurtër për mediat më në fund ylli i shumë filmave konfirmoi se ajo quhet james, një emër për djemtë, që ende nuk e kutpojmë përse bën pikërisht këtë zgjedhje./E.B
Sekuestrohet veza gjigande e një zogu elefant
Një 45-vjecari të papunë i është sekuestruar një vezë gjigande e legjendarit Aepyornis Maximus, një zog elefant më shumë se tre metër i lartë dhe gjysmë tonelate i rëndë që ka jetuar në periudhën e akullnajave në Madagaskar dhe kjo vezë ka vlerën 100 mijë dollarë.
Ky 45-vjecar u përpoq ta kalonte në aeroport si një dhuratë dasme por në mënyrë të menjëhershme iu sekuestrua dhe akuzohet për kontrabandë. Ai rrezikon 4 vite burg dhe gjobë mbi 5 mijë dollarë./E.B
Familja që shpërfilli famën e Lewis Hamilton duke e kthyer në fotograf, por ja si reagon kampioni!
Lewis Hamilton kampioni i Formula 1 është trajtuar si një njeri i zakonshëm nga një familje në Sydney. Teksa po ecte përpara operas një burrë dhe grua i kërkuan që t`i bënte një foto në këtë vend pranë fëmijës së tyre, dhe cuditërisht Hamilton u përgjigj pozitivisht.
Ish partneri i Nicole Scherzinger me thjeshtësinë që e karakterizon u tregua i sjellshëm me to, duke mos u ofenduar sic ndodh rëndom me persona të famshëm./E.B