Ja çfarë i ndodh prezantuesit që krahason Zonjën e parë të Amerikës me një majmun

Postuar në 15 Mars, 2015 05:12

Një prezantues i njohur latin, gjithashtu edhe i shpallur fitues i një çmimi Emmy është pushuar nga puna në një television spanjoll pasi krahasoi Michelle Obama me një personazh nga filmi ‘Planeti i majmunëve’.

 

Gjithcka ndodhi drejtpërsëdrejti teksa po komentohej puna e artistit të make-up Ballesteros, që kishte aftësi të transformohej në personazhe të njohur vetëm duke bërë të njëjtin grim me ata. Një ndër këta personazhe të famshëm ishte dhe Michelle për të cilën prezantuesi Rodner Fugueroa tha:’Epo kujdes, ju e dini që Michelle Obama ngjan si pjesë e kastit të filmit Planeti i Majmunëve’.

 

Prezantuesja tjetër që ndodhej përkrahë tij u skandalizua dhe e pyeti: cfarë?? Rodner e konfirmoi sërish duke tronditur teleshikuesit dhe jo vetëm. Pak momente më pas televizioni dha një deklaratë ku shpjeguan se prezantuesin e kishin pushuar nga puna dhe komentet e tij nuk reflektonin pikëpamjen e tyre.

 

Burimi: Daily Mail

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.