Femra më e shëmtuar në botë kthehet në femrën më frymëzuese! Ja çfarë mesazhi përcjell ajo! (KUJDES NGA FOTOT)
Prej vitesh Lizzie Valesquez nuk ka patur një jetë të qetë dhe shkak janë bërë ofendimet e tepërta për paraqitjen e saj të jashtme. Në moshën 17-vjecare ajo u trondit kur zbuloi se kishin hedhur në YouTube një video të saj e cila mbante titullin ‘Kjo është femra më e shëmtuar në botë’, por më e keqja për të ishte se këtë nuk e kishin parë disa njerëz, por e kishin klikuar me miliona.
Lizzie asokohe adoleshente, e mbajti veten larg botës duke u përpjekur që t`i jepte përgjigje pyetjeve të panumërta që i vinin në mendje ‘Përse pikërisht mua’? etj. Fatkeqësisht vajza tani 26-vjec ka lindur me një sindromë të quajtur Marfan që nuk e lejon të shtojë në peshë, prandaj ajo peshon vetëm 25 kilogramë (pavarësisht moshës).
Por Lizzie Velasquez ka arritur që të kthejë dëshpërimin dhe dhembjen në forcë. Nga femra më e shëmtuar në botë, tani ajo quhet një femër frymëzuese. ‘A Brave Heart: The Lizzie Velasquez Story’ titullohet dokumentari 78- minutësh ku Lizzie flet për veten e saj. Natyrisht, duke patur në mendje dhe ofendimet që ka dëgjuar rreth saj gjatë gjithë jetës apo videon në YouTube vite më parë, ajo ka shpjeguar me detaje çfarë ‘çalon’ tek ajo.
Në një pjesë të dokumentarit Lizzie thotë:’Gjithcka që kam ditur gjithë jetën time ishte se kisha një sindromë që nuk më lejonte të shtoja në peshë, dhe ne cdo moment të gjithë më shihnin mua.Megjithatë nuk kuptoj se si dreqin mund të fal unë personat që më thane të vrisja veten. Sidoqoftë qëllimi im në jetë është të ndryshoj gjithcka.’
Burimi: Daily Mail
Add new comment