Në Vëmendje

Pjesa e dytë e intervistës për CNN. Janullatos: Ortodoksët në Shqipëri 22%, kisha përndiqet ende nga shteti

Postuar në 03 Shkurt, 2016 23:56

Seksioni greqisht i CNN International ka publikuar pjesën e dytë të intervistës me kryepeshkopin e Kishës Autoqafale Shqiptare, Anastas Janullatos. I pyetur për prishjen e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi, kreu i Kishës Ortodokse e quajti një episod të pakëndshëm ndërhyrjen e shtetit, ndërsa foli për prona të shtetëzuara gjatë kohës së komunizimit që kishës nuk i janë kthyer ende nga shteti shqiptar. "Është një detaj jo dhe aq i këndshëm. Qeveria nuk ka kthyer ende pronat e kishës të shtetëzuara nga shteti komunist",- theksoi Janullatos.

Si reagoi avokati Gjokutaj për heqjen e patentës. A është shkelje e privatësisë publikimi i pamjeve nga policia (Video)

Postuar në 03 Shkurt, 2016 14:20

Një ditë pas ceremonisë së instalimit të kamerave të pilotimit në uniformat e policisë Ministria e Brendshme ka shpërndarë video të ndalimeve të disa qytetarëve për shkelje të rregullave të qarkullimit. Përtej debatit mes efektivëve të policisë me qytetarët e ndaluar, njëri prej të cilëve edhe avokati i njohur Genci Gjokutaj, pyetja është se a ka të drejtë policia te bëjë publike procedurën e ndjekur, duke cënuar hapur privatësinë e individëve, pasi mbulimi i fytyrës së qytetarit nuk është elementi i vetëm identifikues?

Droga dhe pronat, grupet kriminale bashkëpunojnë me zyrtarët

Postuar në 03 Shkurt, 2016 12:05

Kryeprokurori Adriatik Llala deklaroi sot se vrasjet e ndodhura në qendër të Durrësit dyshohet se janë rrjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si edhe për përfitime të padrejta të pronës. Në analizën vjetore të prokurorisë së rrethit ai tha se janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale.

Rikthehet mesatarja për pranimin në universitet. Reformë?!

Postuar në 02 Shkurt, 2016 16:11

Me miratimin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë, është rikthyer edhe kriteri i mesatares së gjimnazit. “Tashmë Matura Shtetërore është vetëm provim dalës, që do të thotë që maturantët do të plotësojnë vetëm formularët A1 dhe A1Z që lidhet vetëm meprovimet e maturës shtetërore. Nuk do të ketë më formular A2 se nuk është më qeveria ajo që vendos për kriteret e pranimit, për kuotat e pranimit dhe ajo që certifikon se një maturant do të vijojë studimet e larta.

AMA rrëzon aplikimin për licencat e transmetimit numerik të “Top-Channel”, “Digitalb” dhe “Klan”

Postuar në 01 Shkurt, 2016 16:12

Ka krijuar reagime vendimi i sotshëm i Autoritetit të Medias Audiovizive për të mos miratuar licencat e transmetimit numerik(DVB-T) për “Top-Channel”, “Digitalb” dhe “Tv Klan”. Ka qenë vota e anëtarëve Sami Nezaj dhe Suela Musta që ka rrëzuar aplikimet, të cilat duhet të nisin nga e para. “Në mbledhjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive, paraditen e se hënës nuk u arrit numri i kërkuar prej 5 votash dhe si rezultat nuk u krye shpërndarja e licencave.

Qeveria paralajmëron emigrantët që nuk regjistrohen

Postuar në 01 Shkurt, 2016 12:48

Në Komisionin e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri prezantoi projektligjin e qeverisë për regjistrimin e të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë. Ai tha se emigrantëve do t’u lihet 6 muaj kohë për t’u regjistruar, në të kundërt do penalizohen. “Sigurisht që ka sanksione, pra ka një periudhë më duket se është më shumë se 6 muaj kur emigranti duhet të regjistrohet pa patur asnjë sanksion, por nëse kalojnë 6 muaj atëherë kjo ka sanksion. Nuk mund të vazhdosh jetën tënde normalisht, palidhur këtë marrëveshje me shtetin shqiptar.

ISIS kërcënon në shqip

Postuar në 31 Janar, 2016 22:24

Shteti Islamik vijon me propagandën e tij përmes publikimeve në internet, këtë herë edhe në gjuhën shqipe. ISIS ka publikuar një video me titra shqip ku shkruhet “Ky ishte vetëm fillimi”. Edhe pse nuk saktëson se cilat do të jenë shënjestrat e ardhshme, grupi ekstremist përmes kësaj videoje kërkon të ngjallë frikë e terror kudo ku flitet shqip. “Mbytini ata kudo që t’i zini”.
Në videomesazh shfaqen sulmet e përgjakshme të 13 nëntorit në Paris, si edhe disa nga autorët e masakrës.

Sistemi shëndetësor shqiptar i standardeve më të ulëta europiane

Postuar në 31 Janar, 2016 19:43

Sistemi shëndetësor shqiptar është i standardeve më të ulëta europiane. Një studim i Health Consumer Powerhouse e rendit vendit tonë në vendin e 33 nga 35 shtete europiane që janë përfshirë në studim. Në analizë u morën 48 tregues që lidhen me funksionimin e sistemit shëndetësor ku Shqipëria është vlerësuar me 524 pikë duke lënë pas vetëm Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Poloninë.

Janullatos për CNN Greek: Terrorizmi nuk luftohet vetëm me raketa e aeroplanë, Europa e ka snobuar krishtërimin

Postuar në 30 Janar, 2016 20:39

Primati i Kishës Ortodokse Shqiptare, kryepeshkopi Anastas Janullatos është intervistuar nga CNN Greek ku ka folur rreth situatës globale të shfaqjes së terrorizmit dhe mënyrën sesi po e lufton perëndimi.

Pyetjes nëse Perëndimi ka përgjegjësi për shpërthimin e terrorizmit dhe nëse fenomeni ka implikime fetare, kryepeshkopi Janullatos u përgjigj: "Unë do t'ju them diçka provokuese. Kam përshtypjen se Perëndimi nuk shqetësohet shumë se çfarë do të thotë padrejtësi  dhe varfëri dhe se ku mund t’i çojë popujt varfëria”

Ndalohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera. Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me donacionet e romëve

Postuar në 29 Janar, 2016 21:15

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është ndaluar  në Gjirokastër ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Hetimet nisën në Prill të vitit të kaluar pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Ksera akuzohet për veprat “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë dhe pjesmarrjes në tendera dhe ankande publike. Ksera mësohet se akuzohet edhe për abuzime me donacionet e romëve.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje