Në Vëmendje
Padrinot e gazetarisë dhe demokracisë
“Google dhe Facebook janë si Harvey dhe Irma për gazetarinë dhe demokracinë. Duopoli elektronik privon milionë njerëz nga informacioni…”
Ky përcaktim që I atribuohet gazetarit britanik Sir Harold Evans, rrjedh nga politika e këtyre dy gjigandëve të botës së internetit, në menaxhimin, vlerësimin dhe përhapjen e përmbajtjes informative në mbarë globin. Duke ndikuar kështu përmes algoritmeve të veta, specifikimet e të cilave nuk I bëjnë asnjëherë publike, të gjithë audiencën globale dhe opinionbërjen.
SHBA vulos kufirin e Kosovës me Malin e Zi
SHBA i kërkoi Kosovës t’i japë fund çdo diskutimi për kufirin me Malin e Zi dhe të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen e demarkacionit. Mesazhi u dha nga zv/presidenti Pence gjatë takimit që pati në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Telefonatë mes Borissov dhe Edi Ramës për njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri
Agjencia Bullgare e Lajmeve raporton sot se kryeministri i vendit, Boyko Borissov, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, përmes të cilës ka kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri, sipas standardeve ligjore ndërkombëtare.
“Biseda mori shtysë nga një ligj që synon mbrojtjen e të drejtave të pakicave që u hartua nga qeveria shqiptare. Borissov tha se ai priste që legjislacioni të përfshinte parashikimin për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit bullgar”, raporton agjencia shtetërore bullgare.
Tjetër skandal me Policinë e Shtetit
Policia përfshihet në një tjetër skandal pas ngjarjes së Elbasanit, ku nguroi të arrestojë dhëndrin e kryebashkiakut Qazim Sejdni për sulmin ndaj makinës së zv/drejtorit Gjergj Oshafi. Ish- shefi i Krimeve të Rënda në Tiranë dhe i njësisë Operacionale të Policisë së Tiranës Dritan Xhindoli, u vetëdorëzua në policinë e Durrësit, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Dyshime serioze për mbështetje politike “të fortëve” të Elbasanit
Pas ngjarjes së 18 Shtatorit në Elbasan janë hedhur dyshime të forta për policinë e këtij qyteti dhe reagimin e saj në incidentin ku u godit makina e zv/drejtorit lokal të policisë, Gjergj Oshafi. Kjo pasi në automjetin Audi që përplasi mjetin e policisë dyshohet të ketë qenë dhëndri i i Qazim Sejdinit, kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
Kur kufirin e ndajnë shqiptarët
Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Ramush Raradinaj ka si një nga sfidat e veta kryesore, marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Marrëveshja u nënshkrua dy vjet më parë nga qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, por nuk është ratifikuar nga parlamenti kosovar. Gazetat kosovare citojnë sot Halil Matoshin nga kabineti i Kryeministrit, të jetë shprehur se për çështjen e demarkacionit nuk përjashtohet edhe Arbitrazhi Ndërkombëtar.
Arrestoni ata që nuk paguajnë energjinë! (Video)
Emisioni “Opinion” në Tv Klan publikoi videon e ngjarjes së 18 Shtatorit në Elbasan, ku makina e zv/drejtorit të Policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi u godit nga një Audi A8 e blinduar. Edhe pse policia ndodhej në operacion pamjet tregojnë qartë se porta e hekurit të Tregut Ushqimor është mbyllur brenda 23 sekondash, pasi makina Audi A8 hyri me shpejtësi brenda tregut.
Bosch: Shengeni, Holanda të skualifikojë dosjen e Shqipërisë
Ish – ambasadori i OSBE-së në Tiranë, deri së fundmi ambasador I Holandës në Kosovë, Robert Bosch, thotë se situata e krimit shqiptar në Holandë është serioze. Por kjo nuk duhet përgjithësuar dhe nuk duhet shoqëruar me rivendosje të vizave. Përmes një interviste përcjellë nga shërbimi mediatik pranë qeverisë, Top-Channel, Bosch ka “skualifikuar” dokumentin e policisë holandeze që sugjeronte për Ministrinë e Jashtme të atij vendi rikthimin e vizave për shqiptarët.
Pandemia Facebook - audienca e medias në varësi të "panairit global" online
Media sociale bëri prezantimin e vet themelor me Pranverën Arabe. Janë emblematike pamjet e sheshit "Tahrir" në Kajro të Egjiptit, kur mijëra njerëz mbanin të veshur bluza “I love Facebook” – “E dashuroj Facebook”. Rrjetet sociale kishin kapilarizuar si asnjëherë më parë pakënaqësinë duke u transformuar në një rrjet të pandalshëm komunikimi dhe jashtë kontrollit konvencional të qeverisë.
Shqiptarët, më të padëshiruarit në Europë
Më shumë se 1.1 milion njerëz nga 2.2 milionë të cilët kanë paraqitur një kërkesë për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër ende nuk e dinë nëse aplikimi i tyre do të pranohet. Një sondazh i kompanisë amerikane "Pew Research", thekson se aplikantët nga Shqipëria kryesojnë listën e azilkërkuesve me nivelin më të lartë të përgjigjeve të pakthyera.