Dyshime serioze për mbështetje politike “të fortëve” të Elbasanit
Pas ngjarjes së 18 Shtatorit në Elbasan janë hedhur dyshime të forta për policinë e këtij qyteti dhe reagimin e saj në incidentin ku u godit makina e zv/drejtorit lokal të policisë, Gjergj Oshafi. Kjo pasi në automjetin Audi që përplasi mjetin e policisë dyshohet të ketë qenë dhëndri i i Qazim Sejdinit, kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
Sokol Astrit Sanxhaktari, 31 vjeç, është person me precedentë penalë dhe sipas shqiptarja.com ndonëse policia e ka arrestuar atë disa herë ai sërish ka fituar lirine, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake. A1 Report ka publikuar një dokument që dëshmon se policia refuzuar të përgjojë një grup kriminal të Elbasanit, të dyshuar nga prokuroria për një tentativë vrasje, ku ishte përfshirë edhe emri i Sanxhaktarit. http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/--8203-p-rgjoni-dh-ndrin-e-qazimit...
Sipas dokumentave të cilat i ka siguruar Report TV, me datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit, Kelmend Ymer Xhaferri dhe Enea Njazi Bekteshi.
Përgjimet duhet të bëheshin ‘’nga data 11 gusht 2017 deri me datë 26 gusht 2017, nga specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit’’. Pasi Prokuroria autorizoi përgjime ‘’në vende publike të personave të lartpërmendur edhe me persona të tjerë’’.
Por vetëm 13 ditë më pas urdhërit të prokurorisë policia përgjigjet se ‘’nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore’’. Hetimet që përfshinin dhëndrrin e Sejdinit, ishin të lidhura me sulmin e kryer me 6 gusht 2017 me antitank kundër hotelit të Ardian Çapjes, një nga familjet e përfshira në një luftë të vjetër e të gjatë bandash mes familjeve të Elbasanit.
Comments
Shto edhe rastet e kamioneve
Shto edhe rastet e kamioneve me droge per te cilat askush seshte denuar te cilat kalonin me dokumentacionin e ujorit te kazimit.
Blushi e paska nuhatur
Add new comment