Shqiptarët, më të padëshiruarit në Europë

Postuar në 22 Shtator, 2017 16:55

Më shumë se 1.1 milion njerëz nga 2.2 milionë të cilët kanë paraqitur një kërkesë për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër ende nuk e dinë nëse aplikimi i tyre do të pranohet. Një sondazh i kompanisë amerikane "Pew Research", thekson se aplikantët nga Shqipëria kryesojnë listën e azilkërkuesve me nivelin më të lartë të përgjigjeve të pakthyera. 

Kështu  rreth 89% e aplikantëve shqiptarë  ose 75 mijë nga 80 mijë që kanë aplikuar midis 2015 dhe 2016 janë duke pritur të njohin statusin e tyre në Europë në fund të vitit 2016. Këtë e përforcon edhe fakti se në vend të dytë renditet aplikantët nga Kosova ku nga 65 mijë aplikimie 50 mijë janë ende në pritje të një përgjigje. 

Më pas renditen vende si Aganistani, Irani, Serbia, Rusia. Fqinjët tanë serbët kanë dorëzuar 200 mijë kërkesa për azil, 50 mijë nga të cilat kanë marrë një përgjigje. "Pew Research" vlerëson se rreth 100,000 njerëz, të cilëve u është refuzuar kërkesa, kanë ikur diku në Evropë ku jetojnë në mënyrë të paligjshme.

Së fundmi autoriteteve shqiptare u është përcjellë shqetësimi nga disa vende europiane për të frenuar fluksin e azilkërkuesve që mbetet ende i lartë. Edhe Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn e bëri të qartë gjatë takimit rajonal të kryeministrave të rajonit që u mbajt në Durrës se shqiptarët nuk duhet as ta mendojnë azilin. 
 
Për azilkërkuesit nga disa vende, pjesa që është duke pritur përgjigjen është shumë më e lartë se ajo që është miratuar, sipas vlerësimeve të reja.  Peë konsideron se kjo është vala më e madhe e azilkërkuesve që ka përjetuar kontinenti që nga Lufta e Dytë Botërore.

http://www.pewglobal.org/2017/09/20/a-million-asylum-seekers-await-word-...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Eshte shume e vertete se shqiptaret kryesojne listen e te kthyerve ne perqindje, por kjo nuk ka te beje me ate, nese jane te deshirueshem apo te padeshirueshem, por ka te beje me zbatimin e ligjit te azili, ligj ky i cili ka kritere te tjera nga keto emocionale, pra shikon rrezikshmerine e perndjekjes shteterore, fetare, etj., te ketyre personave ne vendin nga jane larguar. Titulli eshte thjesht sensacional, sa per te terhequr lexuesit te klikojne per ta lexuar artikullin!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.