Lajme
Shekulli i 21-të/Aplikacion për parashikimin e lëvizjeve migratore
Institucionet ndërkombëtare po përdorin aplikacione edhe për të parashikuar lëvizjet migratore. Foresight është një aplikacion i tillë që pas përpunimit të të dhënave nga 120 vende të ndryshme, sugjeron lëvizjet e ndryshme migratore, duke ndihmuar në vendimmarrje paraprake. Ose të paktën kështu besojnë ata që përdorin njësi të tilla teknologjike.
P.sh vlerësohet se pandemia e koronavirusit mund të provokojë një shpërthim migrator prej 1 milionë njerëzish nga Afrika Subsahariane, çka përbën një problem politik në Europë.
Armenia shpall gjendjen e luftës me Azerbajxhanin
Armenia ka shpallur gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm ushtarak pas përplasjeve të armatosura në rajonin e Nagorno-Karabak.
Qeveria ka vendosur të deklarojë gjendjen e luftës dhe një mobilizim total
është shprehur kryeministri armen Nikol Pashinyan.
Presidenti rus propozon pakt dypalësh me SHBA për mosndërhyrje në zgjedhje
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka propozuar një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi dypalësh me SHBA në fushën e sigurisë së informacionit. Duke vlerësuar “rrezikun e një konfrontimi në shkallë të gjerë në fushën dixhitale” si një nga sfidat strategjike më të mëdha të kohës sonë, Putin, ka hedhur idenë e krijimit të një kuadri bashkëpunimi që imiton marrëveshje të shekullit të ’20-të. Propozimi adreson çështje të aktualitetit duke përfshirë qëndrime konstante të politikës së jashtme ruse, siç është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme.
Trump emëron konservatoren Amy Coney Barret në Gjykatën e Lartë
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka emëruar në Gjykatën e Lartë, gjyqtaren e apelit në Çikago, Amy Coney Barret. Ajo zëvendëson Ruth Bader Ginsburg, ndarë nga jeta pak ditë më parë duke zgjidhur siç ishte folur më parë një situatë që shihet se do të testohet në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.
Në dallim nga Ginsburg që cilësohej si liberale në krahasim me një pjesë të Gjykatës që karakterizohet se “anoi djathtas”, Barret përshkruhet si konservatore dhe një person që ka votuar në favor të politikave të Trump dhe cilësohet si besimtare.
Imami Armand Ali: Erdogan s’e dorëzon xhaminë e Namazgjasë te gulenistët e KMSH-së
Armand Ali, ish-imami e Unazës së Re ka pak orë që është liruar nga komisariati ku u shoqërua së bashku me disa besimtarë muslimanë. Ai rrëfen për TvT se ndalimi nga policia dhe antiterrori i ka qenë i paligjshëm.
Studimi/D614G, mutacioni dominues i CoVid-19 që anashkalon edhe maskën
Ndërkohë që Organizata Boëtrore e Shëndetësisë vijon të bëjë thirrje për higjenë dhe mbajtjen e maskave në luftën kundër CoVid-19, studime të reja raportojnë se mutacionet e virusit mund të zhvlerësojnë gjithë protokollin e masave. Sipas mediave amerikane, një studim ende i paredaktuar shkencërisht i Houston Methodist Hospital ka zbuluar se varianti D614G i CoVid-19 është ndoshta më ngjitësi nga të gjithë mutacionet aktivë në SHBA, aq sa ka nxitur idenë se ai është një përshtatje kundër masave të marra si distancimi social dhe mbajtja e maskave.
OSHEE Group, në sprovën më të madhe menaxheriale
Video/Kundër Trump edhe në ceremoninë mortore të Ruth Bader Ginsburg
Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me një reagim jo të këndshëm në ceremoninë e përcjelljes së ish-gjykatëses Ruth Bader Ginsburg.
Truma njerëzish kanë thirrrur kundër Trump duke reflektuar përçarjen e Amerikës.
OBSh: 2 milionë të vdekur deri në daljen e vaksinës kundër CoVid-19
Numri i viktimave nga koronavirusi mund të arrijë në 2 milionë njerëz përpara sesa të zhvillohet vaksina. Këtë deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës kjo shifër del nga projeksionet e ecurisë së sëmundjes deri më tani.
Në 9 muaj qëkurse CoVid-19 u identifikua kanë vdekur 1 milionë njerëz dhe siç është bërë e ditur vaksina në opsionin më të mirë do të vihet në përdorim në muajin mars 2021.
Debutimi i letërsisë polake në shqip
Riçard Kapushçinski, Czeslav Milosh, Olga Tokarçuk apo Adam Michnik janë disa nga emrat më të njohur të letërsisë polake, të cilët kanë ardhur në shqip(paraprirë nga Hernik Sienkeviç) për lexuesin përmes përkthimit të Astrit Beqirajt.
Një ndër përkthyesit më të mirë nga polonishtja në shqip, Beqiraj, në një bisedë për TvT tregon më tepër për punën me veprat e këtyre autorëve, por edhe për letërsinë polake, në raport me botën shqiptare dhe vendin që kjo letërsi ze në raport me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.