Shekulli i 21-të/Aplikacion për parashikimin e lëvizjeve migratore

Postuar në 27 Shtator, 2020 13:37

Institucionet ndërkombëtare po përdorin aplikacione edhe për të parashikuar lëvizjet migratore. Foresight është një aplikacion i tillë që pas përpunimit të të dhënave nga 120 vende të ndryshme, sugjeron lëvizjet e ndryshme migratore, duke ndihmuar në vendimmarrje paraprake. Ose të paktën kështu besojnë ata që përdorin njësi të tilla teknologjike.

P.sh vlerësohet se pandemia e koronavirusit mund të provokojë një shpërthim migrator prej 1 milionë njerëzish nga Afrika Subsahariane, çka përbën një problem politik në Europë. 

Aplikacioni është zhvilluar nga Këshilli Danez për Refugjatët ndjek këtë logjikë duke vendsour relacione mes ngjarjeve të ndryshme dhe duke sugjeruar rezultate të caktuara. Puna është nëse mund t’i besohet një aplikacioni që merr në shqyrtim sjelljen njerëzore që është shumë komplekse. P.sh nëse pandemia e CoVid-19 mund të shihet kollaj si shkak për migrime, ka disa shkaqe të tjera që në rajone të caktuar marrin peshën kryesore në provokimin e lëvizjes. Çmimi i ujit p.sh apo edhe i dhive në Somali janë të dhëna që vështirë se mund të përllogariten si faktorë që paraljmërojnë migracionin.

Kur njerëzit nisën të shesin 50-60 dhi menjëherë, çmimet ranë dhe ne kishim një të dhënë se njerëzit po iknin

citohet Andrew Harper i UNHCR.

Si ta përfshish këtë në bazën e të dhënave dhe mbi cilën kriter rëndësie? Këto janë pyetje që vënë provë efikasitetin e aplikacionit, i cili ka nisur të vihet në punë prej 2 vjetësh e gjysmë.

Ne jemi ende në fazën e zhvillimit dhe po punohet vazhdimisht për përmirësimin e softit por rezultatet deri më tani kanë qenë inkurajuese dhe demonstrojnë një shkallë të lartë saktësie

është shprehur Alexander Kjærum, eksperti i Këshillit Danez.

Testimi kryesor i aplikacionit u krye me të dhënat nga Birmania dhe Afganistani duke simuluar skenarë të ndryshëm. Parashikimi i gjeneruar gaboi me një marzh 8-10% në raport me atë që ndodhi. Softi akseson të dhëna nga organizata si OKB, Banka Botërore dhe qeveritë përkatëse duke i dhënë prioritet në llogaritje të dhënave që lidhen me konfliktet, abuzimin me të drejtat e njeriut, zhvillimet ekonomike etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.