Lajme
Moratoriumi i borxhit, tenderat,Toyota Prius
Kur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë një kredi të butë 3-vjeçare për 330 milionë euro (duke filluar nga janari i 2014-ës), kushti kryesor që na vuri ishte reduktimi i borxhit publik – atij të deklaruar dhe atij të padeklaruar. Dhe jo më kot.
TCh: Becchetti ekstradohet në Shqipëri brenda 15 dhjetorit
“Top-Channel” raporton se sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti, pronar i “Agon Channel”, është ndaluar nga policia angleze pak ditë më parë dhe se brenda 15 dhjetorit do të kryhet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. “Në bazë të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Becchetti nuk është arrestuar, por është lënë i lirë pasi i është komunikuar vendimi për ekstradim, me detyrimin që të kthehet në Shqipëri brenda 15 ditëve të para të muajit dhjetor, në të kundërt ai do të kthehet forcërisht nga autoritetet britanike.
Një patriark që flet për luftë dhe dënglat e diplomacisë ballkanike për miqësim e integrim
Irinej, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, ka deklaruar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, se nëse vjen puna te mbrojtja e serbëve dhe e pasurisë historike të tyre që gjendet në Kosovë, do të duhej të përdorej edhe forca. “Nëse vjen puna te përdorimi i forcës, atëherë ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim atë që na takon. Shpresoj që nuk do të kemi mundësinë të mbrohemi kështu...”, tha ndër të tjera, ai. Irinej ka vijuar më tej duke deklaruar vende të shenjta të serbëve, të historisë së tyre dhe të kulturës, ndodhen në Kosovë. Dhe se ato duhen mbrojtur.
Policia Shkencore: Ish-deputeti Armando Prenga mashtroi. Ai ka qëlluar me një armë pa leje dhe jo armën që ka me leje
Prokuroria ka dorëzuar sot raportin e laboratorit të Policisë Shkencore që ka analizuar gëzhojat e gjetuar në ngjarjen e Patokut ku u përfshi edhe deputeti(i larguar) socialist Armando Prenga. Dhe Policia Shkencore ka arritur në përfundimin se “gëzhoja e sekuestruar me cilësinë provës materiale, nuk është qitur nga arma që deputeti Prenga e mbante me leje. Ekspertët thonë, se ajo është qitur nga një armë e llojit TT dhe nuk është ajo që deputeti e ka dorëzuar në polici, me të cilën ka pretenduar se ka qëlluar për ta trembur Gjok Calin”.
Video/Një leksion dhe ca shaka për shtetbërjen një ditë pas vezëve
Një kohë e re për fluturimet kozmike: Sabre, 25 herë mbi shpejtësinë e zërit(video)
“Reaction Engines:”, një kompani britanike ka bërë të ditur se ka marrë financimin për zhvillimin e një avioni supersonic, Sabre. Në bashkëpunim me “BAE Systems”, avioni në fjalë, që parashikohet të udhëtojë 25 herë mbi shpejtësinë e zërit, mendohet të ndryshojë realitetin e udhëtimeve hapësinore. Sekreti është tek motorri që mundëson shpejtësi pesë herë mbi shpejtësinë e zërit duke u nisur nga toka. Kompania thotë se motorri kombinon cilësitë e motorrëve supersonikë me ato të anijeve kozmike.
Merkel: Ballkani ende në presionin e konflikteve të mundshme ushtarake
Gjermania vlerëson se Ballkani ndodhet ende në buzë të konflikteve të armatosura. Në një fjalim të vetin me përfaqësues të partisë së vet, CDU, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se mbyllja e rrugëve për lëvizjene ballkanasve mund të çojë në konflikte të armatosura. “Mbyllja e kufijve do të shkaktonte kritika dhe grindje mes vendeve të ndryshme. Nuk dua që atje sërish të jenë të domosdoshme ndërhyrjet ushtarake", theksoi Merkel.
Shënim: Tualeti i Stresit dhe i Zefit që nuk po shkundin ministrin Tahiri
Në fillim Stressi pastaj Zefi. Dy arratisje sa të bujshme aq edhe skandaloze nga komisariatet e Tiranës që po vënë në pozita qesharake Policinë e Shtetit dhe drejtuesit më të lartë të zinxhirit komandues të saj, duke nisur që nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e deri tek efektivët që ngrohin furgonët “Hunday” të policisë.
Videolajm/Operacioni për shpëtimin e anijes me emigrantë në Rodos
Greqia është kthyer në pritësen më të madhe të emigrantëve nga Mesdheu dhe kryesisht të anijeve me klandestinë që nisen nga brigjet e Turqisë me destinacion ishujt greke. Që prej shpërthimit të konfliktit në Siri mijëra sirianë kanë nisur udhëtimin drejt Europës. Në këtë rrugëtim janë shënuar disa tragjedi për shkak të mbytjes së varkave dhe anijeve me emigrant. Anija e fundit që ka prekur brigjet greke ishte në ishullin e Rodos ku u ndërmor dhe një operacion shpëtimi.