Një patriark që flet për luftë dhe dënglat e diplomacisë ballkanike për miqësim e integrim

Postuar në 03 Nëntor, 2015 19:11

Irinej, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, ka deklaruar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, se nëse vjen puna te mbrojtja e serbëve dhe e pasurisë historike të tyre që gjendet në Kosovë, do të duhej të përdorej edhe forca. “Nëse vjen puna te përdorimi i forcës, atëherë ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim atë që na takon. Shpresoj që nuk do të kemi mundësinë të mbrohemi kështu...”, tha ndër të tjera, ai. Irinej ka vijuar më tej duke deklaruar vende të shenjta të serbëve, të historisë së tyre dhe të kulturës, ndodhen në Kosovë. Dhe se ato duhen mbrojtur. Bashkë me lajmin ende të pakonfirmuar për investimet ushtarake ruse në Preshevë dhe kontratat e armëve mes Serbisë e Rusisë, rikthehet kështu kursi i njohur i Serbisë që orientimin e vet e përcakton përmes ndjesive të veta historike. Këto aspekte duken më të qëndrueshme se ndonjë zë që shfaqet në Serbi dhe kërkon kthimin drejt Europës, ndaj edhe janë më të vërteta. Çfarë mbetet nga apeli për miqësi dhe nxitimi për të rrahur shpatullat e Aleksandrit dhe firmosjen e projektit Nish-Kosovë? Asgjë. Vetëm diplomacia e dënglave që përgënjeshtrohet në pak muaj. 

Comments

Submitted by Sejdi (not verified) on

Fshij jargët Irinej serbomadhi dhe harro se dëshira jote grabitqare dhe e ‎lukunisë të ngjashme si tij, kurrën e kurrës nuk do të bëhet realitet!‎

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.