Lajme

Gjeni ndryshimin: Taksa e gjelbërimit bëhet taksë për infrastrukturën nga Bashkia e Tiranës

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 18:56

Çdo taksë tjetër mund të ishte përshtatur si taksë për infrastrukturën përveç asaj të gjelbërimit pasi janë dy koncepte që përjashtojnë njëra-tjetrën. Gjithsesi vendimi i takon kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Këshillit Ekonomik të Tiranës që drejtohet nga ish-deputeti Arben Malaj. Më thjeshtë paratë që shkonin për gjelbërimin, tani do të shkojnë për ndërtimin e shkollave sipas skemës së partneritetit publik privat siç anonncoi kryetari i bashkisë së Tiranës në prezantimin e paketës fiskale.

Turqi, mjalti i kuq çudit bletarët

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 18:18

Mjalti me ngjyrë të kuqe, i cili u gjet nga bletari, Sahin Eser në një nga 45 kosheret, ka befasuar jo vetëm atë, por edhe qytetarët e tjerë në Osmaniye në Turqinë jugore.

Reforma që (s)duhet

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 17:51

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shprehur pakënaqësi lidhur me procesin e ndjekur për hartimin e draftit të reformës në drejtësi.  Në një takim konsultativ me krerët e prokurorive të rretheve ku I pranishëm ishte dhe ministri i Drejtësisë, kryeprokurori tha se drafti për reformën në drejtësi është i nxituar dhe ka mungesë konsultimi.

Perëndimi “kërkon” Pranverën Afrikane, por demokracia po shihet si “e padëshiruar” shumë edhe në një vend si SHBA

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 17:32

“Ku është Pranvera Afrikane”, pyet në një shkrim të vetin në “Deutsche Welle”, Birgit Morgenrath. Ku është pranvera që do sjellë erën e demokracisë në vendet e Afrikës pas valës që përfshiu vendet arabe e që Morgenrath e gjen të përcjellë mirë tek fjala Arabelioni. “Në Afrikën e Jugut nuk bëhet fjalë për ndryshimin e madh, por edhe këtu Arabelioni është i dukshëm. "Ne këtu flasim herë pas here për pranverën afrikanojugore“, thotë Na'eem Jeena.

Banka e Shqipërisë “gol” qytetarëve: Vjedhjen e 713 milionë lekëve e fiskalizon si humbje në bilanc

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 15:55

Banka e Shqipërisë ka vendosur që t’i vëjë kapak vjedhjes së 713 milionë lekëve në arkën e saj, nga punonjës të saj, duke e faturuar rikuperimin e shumës te qytetarët shqiptarë. “Top-Channel” raporton se BSH-ja ka deklaruar vjedhjen si humbje në bilanc, një ndryshim fakti ky për para që janë të vjedhura dhe duhet t’i ngarkohen fajtorëve. Lidhur me këtë ka reaguar Kontrolli i Lartë i Shtetit që “në raportin e fundit të auditimit thotë se kjo është e parregullt dhe përbën një shkelje të pastër të displinës financiare”.

Akuzat për projektin e Gjirokastrës, Greca: “Besnik Aliaj përfitues projektesh. Flet se ka axhendë tjetër”

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 14:15

Një ditë më parë Besnik Aliaj akuzoi në rrjetin social Facebook, procesin e paravendosur për fituesin e projektit të Gjirokastrës. Shkruante Aliaj: “Hapet konkursi i qeverise dhe del nje vajze e "sinqerte" qe pasi hap konkursin, thote rregullat e lojes me seriozitet maksimal por ne fund ben nje "gafe" frojdiane e shkreta ... duke thene ne publik me plot goje dhe me bindje: E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4".

Deklaratë miqësie Shqipëri-Izrael

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 13:39

Shqipëria dhe Izraeli duket se kanë hapur një faqe të re në narrëdhëniet mes tyre. Zyra e kryeministrit Rama njoftoi se takimi me kreuministrin Netanjahu në Izrael konkludoi me nënshkrimin e Deklaratës së Miqësisë mes dy vendeve. Sipas njoftimit për mbi dy orë u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, me theks në energji dhe në sektorin e ujit. Në fokus ishte edhe rritja e ndërveprimit në çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit të dhunshëm, në mbrojtje të vlerave dhe popujt tanë nga ky kërcënim.

Dixhitalizohet revista letrare “Leka"

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 13:25

Vetëm pak kohë më parë, Biblioteka Kombëtare dixhitalizoi koleksionin e plotë të revistës “Leka”. Revista “Leka” u bashkohet titujve të tjerë të dixhituar më herët nga Biblioteka Kombëtare, si “Albania”, (1896 – 1913); “Dituria” (1909 – 1929) dhe “Hylli i Dritës” (1921 – 1944), si pjesë e fondit e-Albanica, që përfaqëson Bibliotekën Dixhitale Albanologjike të BKSH-së. Në e-Albanica janë përfshirë vepra të rralla të Bibliotekës Kombëtare, dorëshkrime, harta dhe periodikë të shekujve XV-XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.

Revolta e Gretës për varfërinë. Duhen përpjekje serioze që të besohet se kjo është protestë(video)

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 13:22

Ligji antimafia, hetim edhe korrupsionit pasiv

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 11:07

Në kuadrin e projektit “Pameca IV”, të financuar nga Bashkimi Europian për reformimin e policisë dhe konsolidimin e Kapaciteteve për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, propozohen së fundmi disa ndryshime në ligjin “Antimafia” që synojnë hetimin edhe të korrupsionit pasiv. Gazeta Shqiptare raporton se ndryshimi i propozuar është pikërisht shtesa, për të hetuar jo vetëm korrupsionin aktiv, por edhe atë pasiv. Në këtë pikë, në qëndrimin e vet “Euralius” thotë se çdo vepër korrupsioni, aktive dhe pasive, janë anë të së njëjtës monedhë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme