Ekonomi
Lideri i menaxhimit nxjerr nga konservimi TEC-in e Vlorës
Para se të lërë edhe zyrtarisht detyrën e ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri urdhëroi hapjen e garës për dhënien me konçesion të TEC-it të Vlorës. Procedurat janë vënë në lëvizje nga Ministria e Energjisë në në datën 31 dhjetor.
2019-a, vit i mirë për ekonominë globale
2019-a do jetë një vit shumë i mirë për ekonominë globale. Do të ngjasojë shumë me 2018 dhe 2017, ndoshta dhe me vitin 2020 dhe 2021. Rritja ekonomike do të jetë mjaft e fortë në shumicën e vendeve.
Rrëzimi i dekretit të Metës, PD-LSI kërkojnë anullimin ( Letra)
Grupet parlamentare të PD e LSI kërkojnë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të anullojë procedurën që u ndoq për rrëzimin e dekretit të Metës ku kërkohej rishqyrtim i dy neneve të Ligjit për Tatimin mbi të ardhurat.
Në një letër drejtuar kreut të kuvendit, opozita thotë se shqyrtimi dhe rrëzimi i dekretit të Presidentit pa kaluar as 12 orë nga miratimi i këtij akti në kuvend është rasti i paprecedentë në historinë e parlamentarizmit në 28 vite demokraci.
Refoma e energjisë, ndarje e OSHEE-së, çmime tregu për konsumatorët
Në datën 12 dhjetor të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka miratuar një propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për Planin Strategjik për Reformimin e Sektorit të Energjisë. Dokumenti paraqet rëndësi të madhe qoftë edhe për faktin se në parim ai synon hapjen e tregut të pakicës në një sketor ku funksionon monopoli. Dokumenti pranon se reforma është ngadalësuar dy vitet e fundit dhe vetë struktura e burimeve prodhuese paraqet probleme.
Një raport "misterioz" i KLSh-së për Tatimet
Prej disa javësh tashmë një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit është dorëzuar zyrtarisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në këtë dokument ka disa rekomandime mes të cilave edhe shkarkimi nga detyra të zv.drejtorit të DPT-së, Xhavit Çurri dhe drejtoreshës së Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së, Aida Gega. Po kështu KLSH-ja kontatonte shkelje edhe për drejtori të tjera, ndërkohë që sipas burimeve të ResPublica për rastin e znj. Gega është vlerësuar si masë e nevojshme edhe ndjekja penale.
Meta kundër “amnistisë preferenciale” për korporatat
Meta kthen në parlament një prej ligjeve të Paketës Fiskale të vitit 2019. Bëhet fjalë për nenin 9 të Ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat, që parashikon uljen nga 15% në 8% të taksës së dividentit të korporatave ose fitimit që shkon në xhepat e aksionerëve.
Meta thotë se ligji krijon trajtim preferencial prapavreprues, pasi përfshin në normën 8% edhe korporatat që nuk kanë paguar taksën për fitimet e realizuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Kjo sipas presidentit krijon pabarazi me subjektet që kanë paguar taksën më parë në normën 15%.
"Tirana Splendor", projekti 60 mln euro i Unazës së Madhe
Akuzat e sotme të Partisë Demokratike sipas të cilës në zonën e Unazës së Madhe po parashikohet ndërtimi I blloqeve të pallateve të cilat I ka në një dorë si projekt biznesmeni Edmond Bego, konfirmohen edhe nga firma projektuese italiane MISALAB.
Në faqen e vet online, firma italiane e titullon projektin “Tiran Splendor” dhe e përshkruan atë si një projetk që do të realizohet në një zonë në Perëndim të Tiranës, që është pjesë e një programi të një transformimi të fortë urban.
Mbrojtje për dy manarët milionerë të Unazës (Video)
Teksa ka dalë zbuluar me 3 tenderat skandalozë të Unazës së Madhe, qeveria nuk heq dorë nga propaganda se është transparente me milionat që jep lartë e poshtë për ndërtim rrugësh.
Në rolin e udhëheqësit që jep porosi dhe detyra, Rama dërgon materiale të isnpektimeve në Bay Passin e Fierit, ku informohet nga Drejtori i Rrugëve Afrim Qëndro dhe ministri Damian Gjiknuri si këta dy tekonkratë të shquar po u kursejnë shqiptarëve lekë dhe kohë me kontratat e ripara dhe tenderat e rrugëve.
Si gënjeu ministri Gjiknuri. Garancia financiare e DH Albania nuk mund të merret
Në datën 8 dhjetor 2018, ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri do të sqaronte në rrjetin social Facebook situatën e krijuar me kompaninë DH Albania e cila ishte shpallur fituese e Lotit 1 në projektin e Unazës së Madhe. Ndër të tjera Gjinuri shprehej se:
Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.
Është Bashkimi o Damian! (Dokumenti)
E kapur gafil me aferën e tenderit për Lotin 1 të Unazës së Madhe, qeveria u shfajësua me argumentin se ndryshe nga qeveritë e kaluara reagoi dhe anulloi tenderin, ndërsa ministri përgjegjës Damian Gjiknuri bëri të paditurin kur u pyet nëse kishte dijeni qeveria se kush fshihej pas kompanisë DH Albania me përfaqësues ligjor 26 vjeçarin recepsionist Avdjol Dobi. Ministri madje tha se se po përpiqej të kuptonte kush qëndronte pas dy tenderave 30 milionë euro të fituara nga një kompani e themeluar vetëm në 25 qwrshor, e cila rezultoi me dokumentacion të falsifikuar.