Lideri i menaxhimit nxjerr nga konservimi TEC-in e Vlorës
Para se të lërë edhe zyrtarisht detyrën e ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri urdhëroi hapjen e garës për dhënien me konçesion të TEC-it të Vlorës. Procedurat janë vënë në lëvizje nga Ministria e Energjisë në në datën 31 dhjetor.
Siç raporton Top Channel termocentrali i Vlorës, do të jepet me koncesion për 20 vjet. Sipas dokumenteve të shpallura në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, privati do të investojë 58 milionë euro për të riparuar defektet e termocentralit, si dhe për të ndryshuar sistemin e prodhimit të energjisë, nga naftë që është aktualisht, në gaz për të ulur kostot.
http://top-channel.tv/2019/01/03/tec-i-vlores-me-koncesion-me-31-dhjetor...
Dhënien me koncesion të këtij termocentrali Gjiknuri e kishte paralajmëruar në 2016 gjatë një forumi në Tiranë me temë “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit”(Këtu)
Lajmi për hapjen e garës për dhënien me konncesion të TEC-it të Vlorës ka ngritur menjëherë hije dyshimi për fitues të paracaktuar. Deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili ishte i pari që denoncoi i pari aferën me skandalin e lotit të parë të Unazës së Madhe pas së cilës qëndronte kompania DH Albania e biznesmenit Bashkim Ulaj, thotë përmes një postimi se “detajet e këtij koncensioni do të mësohen në ditët e ardhshme” duke shtuar se “ajo që dihet sot është se qeveria kërkon që më datën 15 janar, të gjithë të interesuarit duhet të marrin pjesë në një vizitë në TEC në Vlorë, e cila është e detyrueshme për të marrë pjesë në tender"
Se cila kompani e huaj mund të informohet, vlerësojë dhe vendosë brenda dy javësh në periudhë festash të dërgojë përfaqësues në Vlorë të Shqipërisë, e dinë vetëm Rama dhe Gjiknuri. Është një histori që përsëritet: pasuritë e vendit, pronat publike dhe paratë publike u jepen klientëve të lidhur me qeverinë, gjoja me “koncesion”, duke rritur me disa fish koston e investimit. Në 15 janar do marrim vesh se cili nga klientët e Edi Ramës do ta marrë këtë dhuratë dhe do të ndajë paratë me “bamirësin"
TEC-i, koston e paguajnë shqiptarët
Termocentrali i Vlorës përfundoi së ndërtuari në vitin 2009, me një investim prej 110 milionë eurosh nga shteti shqiptar dhe u vu në punë vetëm për 2 vjet, për shkak se shfaqi një defekt në sistemin e ftohjes së tubacioneve. KESH nuk mori në dorëzim TEC-in e Vlorës nga kompania ndërtuese, pasi kishte probleme me impiantet e ftohjes, dhe palët shkuan në arbitrazh ndërkombëtar. Ky projekt ka nisur në vitin 2004 me një kredi prej 92 milion të Bankës Botërore, që shlyhet tashmë nga taksapaguesi shqiptar.
Add new comment