Ekonomi

Itali, hapet debati për revokimin e kontratave koncesionare për autostradat

Postuar në 10 Janar, 2020 11:38

Konçesionet në infrastrukturë duken të blindura nga pikëpamje juridike. Kush është afër qeverisë shqiptare e di shumë mirë se dosjet e këtyre projekteve përgatiten thuajse në pjesën më të madhe nga vetë kompanitë që mandej i fitojnë ato, të cilat vendosin edhe masa mbrojtëse juridike. Mirëpo nuk ka asnjë kontratë që nuk mund të zgjidhet ose nuk rishikohet nëse autoriteti kontraktor do të veprojë në përputhje me interesin publik dhe deyrimet që rrjedhin nga kontrata.

Kryeministrin ndoshta duhet ta informojnë më mirë

Postuar në 07 Janar, 2020 10:45

Shkruan sot kryeministri Edi Rama në Facebook:

Deri javën e shkuar, për 30 vjet me radhë, për të marrë një DËSHMI PENALITETI, aplikohej në postë, me një pagesë 430 Lek. Aplikimi shkonte tek zyra e gjëndjes gjyqësore, ku bëheshin verifikimet për RRETH 15 DITË mesatarisht dhe më pas, dëshmia i dërgohej qytetarit prapë në postë, ku ai duhet të shkonte përsëri për ta marrë.

A po shkon drejt Gjykatës edhe pronësia e Digitalbit?

Postuar në 06 Janar, 2020 12:16

Tre nga biznesmenët kryesorë në Shqipëri janë bërë zyrtarisht aksionerë në një prej kompanive më të mëdha që operojnë në fushën e komunikimit dhe medias. Në datën 31 dhjetor 2019, Qendra Kombëtare e Biznesit ka publikuar transferimin e aksioneve të disa prej aksionerëve të Digit-Alb drejt  Samir Manes, Alba Ginës(bashkëshorte e Aleksandër Frangaj) dhe  Agim Zeqo.

Drejtori i AKBN: Negociatat për detin nuk pengojnë kërkimet në Jon

Postuar në 29 Dhjetor, 2019 16:58

Shteti shqiptar do të avancojë me kërkimet për naftë në detin Jon pavarësisht mungesës së një marrëveshje me Greqinë për kufirin detar dhe zonat ekskluzive ekonomike. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore,  Adrian Bylyku, njëherësh pjesë e grupit negociator shqiptar  për marrëveshjen me Greqinë zbulon se gjatë kësaj periudhe kontaktet me palën greke kanë qenë në nivel teknik.

Gazi, peshkimi dhe hiletë që lindin e vdesin(me porosi) vetëm në Tiranë

Postuar në 25 Dhjetor, 2019 13:27

Në Tiranë është zbuluar hileja greke për detin. Dhe kjo hile qëndron në faktin se Greqia, më saktë aktorë politikë në të po kërkojnë deklarimin e 12 miljeve detare det territorial. Sipas asaj që është zbuluar në Tiranë, ky deklarim nuk rregullohet nga Konventa e Detit, pasi ekspertë pa emër kanë bërë të ditur se 12 miljet nuk zbatohet për shtetin arqipelagor.

Qeveria e ka të pjekur, tërmeti nuk i tund objektivat buxhetorë

Postuar në 22 Dhjetor, 2019 17:03

Tërmeti nuk e ndikon objektivin buxhetor të qeverisë. Të paktën sa i përket rritjes ekonomike. Në një njoftim në Facebook, ministrja e Financave, Anila Denaj shpalos buxhetin 2020, si buxhet të Rindërtimit dhe Vazhdimësisë. Objektivi i rritjes ekonomike: 4%. Investimet publike, jo më pak se 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Çdo gjë pra duke si jo më mirë.

Inceneratorët, dosja e parë e PD-së për SPAK-un. Koncesionet në Arbitrazh

Postuar në 22 Dhjetor, 2019 15:25

Vetëm pak ditë nga ngritja e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, Partia Demokratike ka gati dosjet e koncensionarëve, për t’ia dërguar kësaj njësie hetimore. Jamarbër Malltezi, përgjegjës i Departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Mjedisit pranë selisë blu për “TemA TV” tregon me emra, koncensionarët që sipas tij janë favorizuar nga qeveria Rama dhe që duhet të ndiqen penalisht.

Qeveria nuk tërhiqet nga HEC-et në Vjosë

Postuar në 22 Dhjetor, 2019 14:37

Qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të tërhiqet nga planet e saj për të lejuar ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë, pavarësisht thirrjeve që vijnë nga organiztat mjedisore për ruajtje të ekosistemit. Kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, sjell si shembull Greqinë, nga ku buron lumi Vjosë.

HEC i parë është ndërtuar që në burim. Pra nëse do të shkosh në malet e Pindit, ku buron Vjosa, Greqia ka bërë digën që në burimet e saj. Ka bërë një liqen dhe e shfrytëzon atë për hidrocentral   

Instituti i Ndërtimit: Duhen verifikuar 60 mijë objekte

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 20:18

Teksa qeveria është duke kërkuar donacione për të prekurit nga tërmeti në terren inxhinierët vijojnë inspektimin e ndërtesave. Bilanci i dëmeve është ende në përpunim pasi numri i objekteve me probleme pritet të rritet.  Këtë thotë për “TemA TV”  kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, cili ishte këtë të enjte në krye të një grupi inspektimi në Kavajë.

Aeroporti i Vlorës, dihet vetëm konsulenti. Ministrja: Tender ndërkombëtar. Së shpejti edhe autostrada e Thumanës

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 12:55

Sot është raportuar se në godinën e Kryeministrisë është prezantuar projekti dhe tenderi për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli citohet të jetë shprehur me këtë rast:

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi