Bota
Demokracia do ta shpërblejë Greqinë
Grekët janë thirrur në votë për të vendosur me referendum nëse duhet të pranojnë llogaritë e zyrtarëve të FMN-së, specialistëve gjermanë apo kreditorëve ndërkombëtarë për pensionet, pagat, taksat apo subvecionet e shtresave në nevojë.
Referendumi i së dielës nuk është thjesht një lëvizje politike e kryeministrit Cipras siç duan ta komentojnë kundërshtarët e tij politikë apo mediat që promovojnë solidaritetin me Europën e kancelares Merkel. Referendumi është një provë e madhe për shoqërinë greke dhe demokracinë e saj, por dhe një zhvillim i rëndësishëm politik për Europën.
ISIS detyron fëmijët të ekzekutojnë 25 sirianë, në amfiteatrin romak mblidhen qindra spektatorë për të parë shfaqjen horror
ISIS ka publikuar disa pamje ditën e sotme ku shihet ekzekutimi i 25 ushtarëve të regjimit sirian. Ekzekutimi i tyre u bë në një amfiteatër të vjetër romak në Palmira. 25 ushtarë ishin të lidhur dhë të vënë në rresht teksa 25 fëmijë u drejtonin pistoletat pas koke. Në amfiteatër ishin mbledhur qindra spektatorë për të parë shfaqjen horror. Një flamur gjigant i Shtetit Islamik ishte vendosur në pjesën ballorë të amfiteatrit.
Plan për daljen e Greqisë nga monedha e përbashkët që në vitin 2012. “Dhrahmia e argjendë" do zëvendësonte euron dhe një skenar hipotetik për vrasjen e ish-kryeministrit Karamanlis
Detaje tronditëse dalin në dritë në kohën kur Greqia ndodhet përballë skenarit të falimentimit dhe daljes nga zona euro. Prokurori Dimitris Fukas ka përpiluar raportin e një hetimi të nisur në vitin 2012 lidhur me disa përgjime telefonike të njerëzve më të afërt të ish-kryeministrit socialist Jorgos Papandreu dhe dhe një plani të shërbimeve të huaja për të eleminuar ish-kryeministrin Kostas Karamanlis.