Plan për daljen e Greqisë nga monedha e përbashkët që në vitin 2012. “Dhrahmia e argjendë" do zëvendësonte euron dhe një skenar hipotetik për vrasjen e ish-kryeministrit Karamanlis

Postuar në 29 Qershor, 2015 16:33

Detaje tronditëse dalin në dritë në kohën kur Greqia ndodhet përballë skenarit të falimentimit dhe daljes nga zona euro. Prokurori Dimitris Fukas ka përpiluar raportin e një hetimi të nisur në vitin 2012 lidhur me disa përgjime telefonike të njerëzve më të afërt të ish-kryeministrit socialist Jorgos Papandreu dhe dhe një plani të shërbimeve të huaja për të eleminuar ish-kryeministrin Kostas Karamanlis. Nga hetimet është zbuluar se Aleks Radu,  këshilltari për çështjet ekonomike  i ish-kryeministrit Jorgos Papandreu ka qenë I përfshirë në negociata me pronarin e një miniere argjendi në Meksikë për prodhimin e një monedhe të re për Greqinë që do të quhej dhrahmia e argjendë. Këto negociata mësohet se janë zhvilluar në vitin 2012, dy vjet pas futjes së Greqisë në mekanizmin e mbështetjes financiare.  Nga transkriptet e bisedave telefonike ka rezultuar se këshilltari i ish-kryeministrit soacialist ka pasur kontakte me biznesmenin meksikan, Julio Salinas Price i cili do të siguronte një  version metalik  të dhrahmisë, pasi vendi po përgatitej të dilte nga zona  euro! Akoma dhe më tronditëse janë të dhënat për një plan eleminimi të ish-kryeministrit Kostas Karamanlis nga shërbimet e huaja që nuk e shihnin me sy të mirë afrimin e Greqisë me Rusinë pas vitit 2005.  Siç raportojnë mediat greke raporti thotë se një nga lidhjet telefonike që ishte vënë në përgjim dhe që kishte për qëllim mbledhjen e informacionit për orientimin e interesave të Greqisë  u aktivizua dhe në një paisje të ambasadës amerikane në Athinë. Po ashtu raporti flet për një plan të qujtur Pithia që parashikonte destabilizimin ekonomik dhe politik të vendit si dhe që nxiste problemet në politikën e jashtme greke. Qëllimi ishte rritja e presionit ndaj Athinës për të ndryshuar politikat në çështje që kishin të bënin me marrëdhëniet e Greqisë në planin ndërkombëtar. Gjithsesi ekzistencën  e një plani për vrasjen e ish-kryeministrit Karamanlis disa media e kanë hedhur poshtë dhe e kanë quajtur të stisur.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.