Arkiv-Lajme
Privacy apo liri shprehjeje online?
PS-ja i hap dyert bashkëpunimit me LSI-në
Veriu i Kosovës, serbët shpallin “gjendjen e jashtëzakonshme”
A po krijohet në veri të Kosovës një Republika Srpska tjetër? Liderët e serbëve të veriut, si reagim ndaj aksionit të policës së Kosovës që rezultoi me marrjen nën kontroll të pikave kufitare e doganore 1 e 31, kanë shpallur sot gjendje të jashtëzakonshme në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Ata u kanë bërë thirrje banorëve serbë të zonës që të jenë në gjendje gatishmërie për të reaguar ndaj çdo situate që mund të krijohet në Kosovë. Liderët e vetëshpallur të veriut të Kosovës, kanë ftuar të gjithë serbët e aftë kudo që janë të përgjigjen në rast nevoje.