Burgjet norvegjeze janë në limitet e luksit
Pas asaj që ndodhi në Norvegji, vëmendja e të gjithëve është zhvendosur, përveç të tjerash, edhe tek fati i autorit të masakrës. Dhe në rastin më të pafavorshëm për Breivik-un, ky i fundit do të marrë një dënim maksimal prej 21 vjetësh. E çudia nuk mbaron këtu. Sistemi penal norvegjez, që ngrihet mbi parimin “qëllimi është rehabilitimi, e jo dënimi”, dallohet për burgjet, të cilat janë në limitet e luksit. Sa për ilustrim, palestrat e burgjeve në Norvegji janë më të paisura dhe më të bukura se sa palestra më e mirë e gjimnazeve të Tiranës. E përveç palestrave, aty ka komplekse sportive, liri për të krijuar grupe muzikore, që krijojen e japin koncerte për bashkëvuajtësit, librari të mbushura me libra, revista, CD, DVD, dhoma ndënjeje të përbashkëta, ku rrinë tok të burgosurit me sho-shoqin e me gardianët (këta të fundit nuk mbajnë armë; shumë prej gardianëve janë femra), studio stomatologjike, tualet personal, kurse trajnimi për muzikë, kompjuter, sporte të ndryshme, etj. Mund të thuhet pa frikë se një familje middle class e Shqipërisë jeton në kushte më të këqija se sa të burgosurit në Norvegji. Ky lajm shoqërohet nga një galeri fotosh, që demonstrojnë sa më sipër.
Add new comment