Plagoset gardisti, sherr për makinat

Postuar në 27 Korrik, 2011 09:32

Një sherr që ka nisur me fjalë ka përfunduar në përplasje me armë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv i forcave të Gardës së Republikës. Ka ndodhur sot rreth orës 14 të pasdites diku afër lagjes Ali Demi. Burime nga policia bëjnë me dije se janë konfrontuar dy persona, njëri prej të cilit është efektiv i Gardës dhe quhet Roland Tushe. Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, por burime të rezervuara të policisë që u referohen dëshmitarëve të pranishëm, thonë se e gjitha ka ardhur pas një “incidenti” ku përfshiheshin makinat e të konfrontuarve. 30 vjeçari Tushe është plagosur në shpatull dhe është transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Policia ka shkuar në vendgjarje pas sinjalizimeve dhe ka arritur të indentifikojë autorin e plagosjes, i cili është shpallur person në kërkim. Mjekët e Spitalit Ushtarak thonë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime të tjera shtojnë se Roland Tushe është një mundës i njohur, madje ka fituar edhe tituj kampion në këtë sport.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.