Arkiv-Lajme të përditësuara
PD, komision organizativ për 25-vjetorin e themelimit
Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike dhe ata të grupimit “Dhjetor 90”, vendosën këtë të premte ngritjen e një komisioni organizativ për përkujtimin e 25-vjetorit të krijimit të kësaj partie.
Sipas një njoftimi për shtyp nga selia blu, nisma synon të risjellë në kujtesën e shoqërisë shqiptare momentet dhe mesazhet kryesore të ndryshimit historik të Shqipërisë, konkretisht rënien e komunizmit.
Ruajtja e pyjeve, prezantohet sistemi i ri elektronik
Është prezantuar paraditen e kësaj të premteje sistemi i ri elektronik për mbrojtjen e pyjeve, sipërfaqet e të cilave do të mbikëqyren me anë të kamerave.
Në fjalën e tij në këtë event, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se, prerja e paligjshme e pyjeve është një çështje që e ka shqetësuar qeverinë që në ditën e parë të punës.
Kosovë, qeveria miraton sërish amendamentin për Gjykatën Speciale
Qeveria e Kosovës miratoi për herë të dytë amendamentin kushtetues për Gjykatën Speciale dhe e riprocedoi për miratim në Kuvend.
Kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova ka kërkesë eksplicite nga partnerët strategjikë, SHBA dhe Bashkimi Evropian, miratimin e Gjykatës Speciale, si një obligim ndërkombëtar që ka marrë vendi.
Mustafa tha se Kosova nuk mund të zhvillohet nëse mbetet e izoluar nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, ndaj ai i ftoi deputetët që të miratojnë formimin e Speciales.
Veliaj betohet si kryetar i Bashkisë: Të gjithë bashkë do ndryshojmë Tiranën
Erjon Veliaj është betuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në ceremoninë e mbajtur paraditen e kësaj të entjeje në këtë institucion.
Këshilltarët e djathtë e kanë braktisur sallën në momentin e betimit, duke anashkaluar edhe fjalimin e Veliajt. Vendimin e tyre ata e kanë argumentuar me pretendimin se, prania e ministrit të Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi ishte e paligjshme.
Në fjalën e tij, Veliaj ka deklaruar se, ai dhe skuadra e tij do të punojë me të gjitha forcat për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.
Krujë, këshilltarët e djathtë refuzojnë konstituimin e Këshillit Bashkiak
Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Krujës, nëpërmjet një deklarate për shtyp ditën e enjte, bënë me dije se “në një akt të pashembullt arrogance dhe papërgjegjshmërie institucionale, pa përmbushur kërkesat ligjore për njoftimin zyrtar të mbledhjes së parë, është thirrur për konstituim Këshilli Bashkiak i Bashkisë Krujë”.
Këshilltarët e opozitës kanë deklaruar se “në shenjë proteste, sensibilizimi dhe përgjegjshmërie qytetare e institucionale ndaj këtij akti të kundraligjshëm” kanë vendosur të refuzojnë konstituimin e Këshillit Bashkiak.
/ Top Channel
Firmoset marrëveshja, në Bosnje udhëtohet me kartë identiteti
Shqiptarët do të udhëtojnë drejt Bosnje Hercegovinës vetëm me kartën e identiteti. Marrëveshja është firmosur në Tiranë mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij boshnjak, Igor Crnadak.
Të dy ministrat u shprehën se kjo marrëveshje për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve me karta identeti do të ndihmojë në rritjen e turizmit në të dy vendet. Aktualisht Shqipëria ka një marrëveshje të tillë me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë.
"Kumanova", avokati Raufi: Do t'i publikojmë emrat e politikanëve që bënë regjinë
Të arrestuarit lidhur me rastin e Kumanovës janë viktima të politikës dhe shërbimeve sekrete. Kështu ka pohuar për mediat avokati mbrojtës i të akuzuarve për ngjarjet tragjike në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës.
Në Gjermani rritet ksenofobia. Veç politikanëve, edhe protesta në rrugë ndaj emigrantëve
Sulmet ndaj qendrave të akomodimit të azilkërkuesve janë rritur ndjeshëm në Gjermani. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, vetëm sivjet ka pasur 173 të tilla.
Mbrëmjen e së hënës, më shumë se 2000 vetë marshuan në rrugët e Dresdenit në mbështetje të lëvizjes "Pegida", lëvizje që lufton kundër “islamizimit të Perëndimit” e që tërheq sa përkrahës të ekstremit të djathtë, ashtu edhe njerëz të thjeshtë, të cilët emigracionit i kundërvihen vetëm sepse u druhen pasojave të tij.
Arrestohen hajdutët e vilave të politikanëve në Gjirin e Lalëzit
Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e dy të rinjve të dyshuar si autorë të vjedhjes së disa banesave në zonën e Gjirit të Lalëzit, përfshirë banesën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe deputetit të Partisë Demokratike, Arben Ristani.
Dy të dyshuarit për vjedhje u arrestuan në zonën e Shijakut. Ata janë Arnold Karaj, 19 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë dhe Donald Vatnikaj, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Basha njeh diplomatët austriakë me shqetësimet e opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme austriake, Jan Kickert dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Johannn Sattler.
Basha njohu diplomatët austriakë me shqetësimet e opozitës. Ai tha se vendi po bën kthim mbrapa dhe zhbërja e standardeve demokratike rrezikon seriozisht të ardhmen e Shqipërisë.