Kosovë, qeveria miraton sërish amendamentin për Gjykatën Speciale
Qeveria e Kosovës miratoi për herë të dytë amendamentin kushtetues për Gjykatën Speciale dhe e riprocedoi për miratim në Kuvend.
Kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova ka kërkesë eksplicite nga partnerët strategjikë, SHBA dhe Bashkimi Evropian, miratimin e Gjykatës Speciale, si një obligim ndërkombëtar që ka marrë vendi.
Mustafa tha se Kosova nuk mund të zhvillohet nëse mbetet e izoluar nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, ndaj ai i ftoi deputetët që të miratojnë formimin e Speciales.
Edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha se miratimi i Gjykatës Speciale do t’i përshpejtojë hapat për integrime evropiane, ndërsa ftoi deputetët që pa hezitim në ditët e ardhshme të japin votën e tyre pro Gjykatës Speciale.
/ Top Channel