Arkiv-Lajme të përditësuara
Qeveria afgane: Mullah Omar ka vdekur
Lideri i talibanëve në Afganistan, Mullah Mohammed Omar është ka vdekur. Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët afganë, por grupi militant nuk ka komentuar ende. Lideri supozohet të ketë vdekur tri vite më parë, kanë thënë burime të qeverisë së Afganistanit dhe shërbimet e inteligjencës. Por nuk jepen detaje të tjera.
Mbyllet dosja, ish-Guvernatori Fullani para gjykatës për shpërdorim detyre
I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është paraqitur pasditen e së martës në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku dhe i është komunikuar zyrtarisht akuza.
Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se Fullani ka qëndruar vetëm pak minuta në ambientet e Prokurorisë, ku pasi ka firmosur dosjen në ngarkim të tij, është larguar duke mos dhënë asnjë deklarim përpara prokurorëve.
NATO nxit Turqinë të mos e braktisë procesin e paqes me kurdët
Qeverisë turke i është ushtruar presion gjatë një takimi special të NATO-s për të adoptuar një përgjigje të përshtatshme dhe proporcionale kundrejt militantëve kurdë, si dhe të mos braktisë procesin e paqes gjithnjë e më të brishtë.
Raporti i DASH, kritika Ballkanit për trafikun e qenieve njerëzore
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të hënën raportin për trafikun e qenieve njerëzore. Në raport vlerësohet se pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit nuk plotësojnë standardet minimale për t’u përballuar si duhet me këtë fenoment të paligjshëm, me përjashtim të Maqedonisë.
E përbashkëta më e madhe e vendeve të Ballkanit, sipas raportit të DASH, janë sistemet e dobta të identifikimit të shkaqeve dhe të shifrave të sakta të viktimave të trafikut, duke vështirësuar gjetjen e zgjidhjeve të duhura.
Gjyqi, dëshmitari i mbrojtur “gozhdon” Ivanoviç dhe Delibashiç
Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka vazhduar edhe këtë të martë, seanca gjyqësore kundër Oliver Ivanoviçit dhe 4 të akuzuarve të tjerë për krime ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999-2000 në veri të Mitrovicës.
Dëshminë para trupit gjykues e ka ofruar edhe dëshmitari i mbrojtur me inicialin “Y”, ndërsa seanca ka qenë e mbyllur për publikun.
Gazetari investigativ shmang planin terrorist në Londër
Një plan terrorist i Shtetit Islamik për të shpërthyer një bombë në Ditën e Forcave të Armatosura, në Britani, është shmangur nga e përditshmja “The Sun”.
Gazeta në fjalë njofton në edicionin e saj online se, një atentat vetëvrasës ishte planifikuar të realizohej për të goditur ushtarët gjatë paradës së tyre.
Të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit vlerëson raportin e DASH
Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson raportin e Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut.
Drejtuesja e Njësisë së Parandalimit të Torturës në këtë institucion, Jorida Rustemi theksoi se ky raport duhet të përkthehet në një ndërgjegjësim të institucioneve shqiptare, për të vënë në qendër qytetarin dhe të drejtat e tij.
Sekuestrohen 8 kg. kanabis, pranga një 30-vjeçari në Durrës
Pas asgjësimit një ditë më parë të 560 bimëve narkotike dhe arrestimit të dy personave të dyshuar si kultivues të saj, specialistët e seksionit të antidrogës në Policinë e Durrësit kanë sekuestruar 8 kg. lëndë narkotike të të njëjtit lloj.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Hasan Albrahimi, 30 vjeç dhe banues në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Golf”, me targë “AA 737 LB” u gjet dhe u sekuestrua droga e ndarë në 11 pako.
Zbulohen 900 rrënjë kanabis në Kërrnajë, nën hetim kryeplaku i fshatit
Kryeplaku i fshatit Kërrnajë në Tropojë do të procedohet penalisht, pas gjetjes së dy parcelave me 900 rrënjë bimë narkotike.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në vijim të operacionit “Kërrnaja 3” janë gjetur parcelat e mbjella në vendin e quajtur “Mali Bogush”.
Kryeplaku i fshatit, M.K. do të hetohet në gjendje të lirë, nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me djegie, ndërsa disa prej tyre u morën nga policia në cilësinë e provës materiale.
/ Top Channel
Meta: LSI, rezultat të jashtëzakonshëm në këshillat bashkiakë
Kryetari i LSI, Ilir Meta, në një deklaratë të mbajtur paraditen e së premtes ka folur për një “rezultat të jashtëzakonshëm” të kësaj force politike në zgjedhjet e 21 qershorit.