Arkiv-Lajme të përditësuara
Kotzias: Greqia, paketë propozimesh për zgjidhjen e problemeve me Shqipërinë
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se shumë shpejt, Greqia do të ketë një paketë propozimesh për zgjidhjen e të gjitha problemeve me Shqipërinë. Ai ka folur në Ligjëratën vjetore SEESOX, në Kolegjin St. Antony, të Universitetit të Oksfordit.
Ndotja, pezullohet aktiviteti i “ARMO”-s në Ballsh e Fier
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve pezulloi aktivitetet e kompanisë “ARMO” në qytetin e Ballshit dhe të Fierit, pas gjetjes së shkeljeve të rënda në zbatimin e ligjeve për mjedisin.
Inspektoriati sqaron se më datë 1 qershor, një grup pune ka inspektuar nga afër aktivitetin e “ARMO”-s në Ballsh dhe atë të Uzinës së Përpunimit të Naftës në qytetin e Fierit.
Nga inspektimi janë gjetur shkelje në respektimin e ligjeve dhe rregullave mjedisore, duke bërë që mbetjet të shpëndaheshin në mënyrë të pakontrolluar.
Vetëdorëzohet njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjeve në Thumanë
Besnik Kora, njëri prej tre vëllezërve Kora të shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 5 qershor në Thumanë të Krujës, është vetëdorëzuar këtë të martë në policinë e Lezhës.
Vëllezërit Pëllumb, Daniel dhe Besnik Kora, së bashku me të atin e tyre, Gurali Kora ekzekutuan me armë zjarri shtetasti Fran e Arben Çeku, atë e bir, përkatësisht 79 dhe 44 vjeç, si dhe nipin e tyre, 20-vjeçarin Enea Rama, ndërsa e plagosur mbeti shtetasja Luçie Çeku, 65 vjeç.
Skema e mashtrimit, sipas prokurorisë: Becchetti, fatura fiktive dhe vjedhje me rimbursimin e TVSH-së
Top Channel zbardh argumentat e Prokurorisë që është ngritur akuza, në bazë të të cilave gjykata ka vendosur masën e sigurisë për presidentin e Agon Channel, Francesco Becchetti dhe disa shtetas të tjerë italianë dhe shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në pastrim parash dhe evazion fiskal.
Jahjaga “përplaset” me Nikoliç në samitin e Budvas, në Malin e Zi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është përplasur me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, gjatë samitit Brdo-Brioni, që u mbajt në Budvë të Malit të Zi, ku ishin të pranishëm të gjithë presidentët e rajonit.
Pas fjalimit të Presidentes Jahjaga në tryezën e presidentëve, ku Kosova ishte trajtuar e barabartë me shtetet e tjera, Presidenti serb Nikoliç ka marrë fjalën, duke thënë se Kosova nuk duhet të trajtohet si shtet, ashtu sikurse Jahjaga nuk duhet të flasë si Presidente.
Intervistë: Bashkim Shehu synon postin e kryebashkiakut
Zoti Shehu, ju jeni kandidat i së djathtës për kryetar bashkie në Kukës. Pse pikërisht ju? Pse jo dikush tjetër, i cili ka një karrierë më të gjatë në Partinë Demokratike?
Padia e Ramës, Paloka dhe Ristani shpallen fajtorë për shpifje
Gjykata e Lartë shpalli fajtorë, për akuzën e shpifjes ndaj kryeministrit Edi Rama, deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Arben Ristani. Ata u gjobitën me nga 200 mijë lekë, ndërkohë që u shpallën të pafajshëm për akuzën e fyerjes.
Pas daljes nga gjykata, Paloka tha: “Rama njihet si përdorues i drogave të rënda, por testi i drogës nuk u pranua. Nuk u pranua as kërkesa për zbardhjen e tabulateve telefonike. Gjithsesi, nuk e akuzoj gjykatën, pasi e kuptoj presionin që është ushtruar ndaj asaj. Vendimin e gjykatës do ta zbatoj dhe gjobën do ta paguaj”.
Raporti i OSBE/ODIHR: Fushata e qetë, por e fokusuar në akuza personale
Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR ka publikuar këtë të premte raportin e përkohshëm për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Në të thuhet se fushata ka qenë në përgjithësi paqësore, por e fokusuar në akuza personale, sidomos nga partitë kryesore.
Donald Lu: Mos e shisni votën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, u bëri thirrje nga Shkodra të gjithë votuesve shqiptarë që të mos e shesin votën e tyre në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.
Në një takim me kandidatet për kreun e Bashkisë së Shkodrës, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi, ambasadori amerikan ftoi edhe për pjesëmarrje masive në ditën e votimit.
Duke iu kthyer çështjes së kandidatëve me precedentë kriminalë, Donald Lu theksoi se e kaluara e kandidatëve duhet parë me kujdes dhe se vota nuk duhet të shkojë për personat me rekorde kriminale.
Kosova: Mbështetje e ulje taksash për biznesin, stimulojmë vende të reja pune
Kandidati i opozitës për kryebashkiak të Tiranës, Halim Kosova ka në fokus të programit të tij uljen e taksave me 30 për qind, çka do të sjellë sipas tij paga më të mira për të punësuarit.
Shembullin e realizimit për premtimin e dhënë, doktor Kosova e ka sqaruar në një rrobaqepësi në rrugën “Siri Kodra”, ku gjatë takimit me punonjësit shpjegoi efektet e programit të tij për uljen e taksave.