Ndotja, pezullohet aktiviteti i “ARMO”-s në Ballsh e Fier
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve pezulloi aktivitetet e kompanisë “ARMO” në qytetin e Ballshit dhe të Fierit, pas gjetjes së shkeljeve të rënda në zbatimin e ligjeve për mjedisin.
Inspektoriati sqaron se më datë 1 qershor, një grup pune ka inspektuar nga afër aktivitetin e “ARMO”-s në Ballsh dhe atë të Uzinës së Përpunimit të Naftës në qytetin e Fierit.
Nga inspektimi janë gjetur shkelje në respektimin e ligjeve dhe rregullave mjedisore, duke bërë që mbetjet të shpëndaheshin në mënyrë të pakontrolluar.
Në deklaratë, ISHMP thekson se janë gjetur gjurmë ndotjeje të burimeve ujore, dhe sidomos të lumit Gjanica, që përbën rrezik të drejtpërdrejtë për prodhimet bujqësore.
/ Top Channel
Add new comment