Zbulohet marrëdhënia e tyre: Letra prekëse që i ka dërguar Eminem nënës së 2Pac!
Eminem dhe nëna e rreperit të ndjerë 2Pac, duket se njihen dhe për më tepër kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë bashkë. Zbulohet letra që Eminem i ka dërguar Afeni Shakur, ku e falenderon për gjithcka që ajo bëri për të. FIllimisht ai e nis këtë letër duke kërkuar ndjesë për mënyrën se si mund të ngjajë pasi nuk kishte stilolapsin e duhur, dhe më pas vijon:
‘Faleminderit që je kaq e mire me mua, ti je një Mbretëreshë e vërtetë, dhe këtë e them në cdo kuptim të kësaj fjale. Kurrë nuk do t`i harroj mundësitë që ti më ke dhënë. Gjithnjë do të jesh në mendjen time, në zemrën time, në lutjet e mia. Nuk ja ke idenë sa shumë që ka ndikuar djali yt dhe muzika e tij, nuk ka frymëzuar vetëm botën e Hip-Hop, por nëse flas për vete të gjithë karrierën time. Ai ishte me të vërtetë një ‘Luftëtar’. Më kujtohen momentet kur unë isha në pikën më të vështirë të jetës sime (përpara famës, përpara Dre), mjaftonte të dëgjoja këngët e 2Pac dhe gjërat nuk ishin aq keq, bota ime ndryshonte. Faleminderit që na ke dhënë shpirtin e tij dhe tëndin. Zoti të bekoftë.’/E.B
Add new comment