Vdekja është vetëm çështje kohe! Organet e vajzës së Whitney Houston nuk po funksionojnë më!
Disa nga organet jetësore të Bobbi Kristinës nuk po funksionojnë më dhe burime pranë familjes thonë se jeta e saj është vetëm cështje kohe. Sipas tyre nuk ka rëndësi nëse ajo jeton falë ndihmës së aparaturave , në të vërtetë ajo po vdes.
Sic është thënë edhe më parë, kur Kristina u shtrua në spital përpara 2 javësh funksioni i trurit të saj ishte minimal, dhe tani gjendja e saj është edhe më kritike.
Megjithatë babai i saj Bobby Brown është i vendosur në ate që thotë.. qoftë edhe me ndihmën e aparaturave, vajza e tij do të jetojë dhe askush nuk do të marr jetën e saj. Pavarësisht se familja e pashpresë Houston nuk është dakord ata po e respektojnë vendimin e Bobby Brown.
Add new comment