Shprehjet më romantike të yjeve që mund t`i përdorni për Shën Valentin
Këto janë disa prej frazave më romantike të personave të njohur, drejtuar partnerëve të tyre, të cilat mund t`ju frymëzojnë datën 14 shkurt për personin tuaj të zemrës.
1.George Clooney njëherë ka thënë për Amal Alamuddin, bashkëshorten e tij. ‘Është dicka e mrekullueshme kur gjen dike për të cilin mund të ishe duke pritur gjithë jetën. Amal, çfarëdo kimie apo fati të na ketë bashkuar, nuk kam ndjerë krenari më të madhe se të më quash Bashkëshortin tënd.’
2. Cameron Diaz ka thënë për bashkëshortin Benji Madden :”Kam pritur që të mos pendohesha. Dhe tani kam mashkullin më të mire qe ka ekzistuar ndonjëherë. Ai është i vecantë, dhe është mashkulli im.”
3.Princi William, i tha shtypit pasi i propozoi bashkëshortes Kate Middleton :”Sic edhe ju mund ta njihni, kjo është unaza e fejesës së nënës time dhe është shumë e vecantë për mua, ashtu sic ështe edhe Kate. Ishte gjëja më e drejtë që atë unazë ta merrte ajo. Kjo ishte mënyra ime qe nëna e ndjerë të mos humbte këtë moment, jemi shumë të lumtur që do të kalojmë jetën bashkë.”
4.Victoria Beckham i tha bashkëshortit David:”Ka kaluar një kohë e gjatë që kur jemi takuar në dhomën e Spice Girls, ti je bashkëshorti im dhe babai i fëmijeve të mi. Ti je mbështetja ime, David ti e bën të mundur suksesin tim, dhe unë të adhuroj ty.”
5. Beyonce komentoi martesën e saj me Jay Z :”Kemi qenë bashkë që kur unë isha 20 vjec. Morëm kohën e nevojshme për të krijuar një miqësi të pathyeshme përpara se të martoheshim.”
Add new comment