Reagimi i William Levy pasi i quajnë fëmijët BASTARDË.

Postuar në 15 Korrik, 2015 13:13

William Levy ka shkruar nje status të gjatë ne Twitter ku i kundërpërgjigjet gazetares Shanik Berman pasi lexoi artikullin e saj të fundit. Aty Shanik etiketon në formë të shëmtuar fëmijet e aktorit duke i quajtur Bastardë.

 

Dhe ky është reagimi i William:

‘Zakonisht un nuk i përgjigjem gjerave që thuhen rreth jetës sime personale. Ja dedikoj kohën dhe vëmendjen punës për fëmijët e mi, për familjen, për fansat dhe për të gjithë ata që e meritojnë. Gjërat e pakuptimta që janë shkruar në ate revistë nuk më kanë lenë të vë gjumë në sy. Kështu që këtë herë po bëj një përjashtim. Fëmijët e mi të bukur kanë jetuar në një shtëpi të lumtur me prindërit e tyre që I kanë dashur mbi gjithcka.Kjo vlen për të gjithë gazetarët që flasin pa edukatë. Kuptimi i parë i fjalës Bastard sipas fjalorit të gjuhës latine përdoret për një person të ulët, të jashtligjshëm etj. Kjo është arsyeja përse fëmijët tanë nuk janë bastardë, fjalori e shpjegon. Mendoj që të përdorësh një fjalë të tillë në cdo kontekst nuk është vetëm ofenduese për familjen time por dhe e dhimbshme për vazhdimsinë e jetës së fëmijëve dhe nënës së tyre e cila meriton dashuri dhe respekt. Mund të thoni gjithcka për mua por kujdes me familjen time.’/E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.