Për herë të parë shfaqet Scarlett Johansson me të bijën në publik

Postuar në 28 Janar, 2015 08:56

Është zotuar që herët se do të mbronte familjen që do të krijonte dhe këtë po bën. Scarlett Johansson, aktorja që është kurorëzuar për vite me rradhë si femra më e bukur në botë, është shfaqur për here të parë pranë të bijës Rose. Njësoj si fotografët ashtu edhe paparazz-ët kanë respektuar dëshirën e saj për të mbajtur të fshehtë fytyrën e vajzës që erdhi në jetë 4 muaj më parë. Të paktën duhet të presim momentin që ylli i filmit ‘Lucy’ te postojë ndonjë foto në rrjetet sociale.

 

Kujtojmë se ajo është bashkëshortja e gazetarit francez Romain Dauric, përkrahë të cilit ka kaluar disa vite. E pyetur përse bëri këtë zgjedhje, Scarlett pohoi se më shumë se mashkulli i saj ideal Romain është miku më i mire që ka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.