Ndahet nga jeta vajza 10-muajshe! Arrestohet vrasësja e tmerrshme e saj!
Bëhet fjale për një vrasje të tmerrshme që ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk po flasim për një zotëri apo zonjë (ndonëse jeta e çdo personi në botë është e shenjtë), por për atë të një vajze e cila ishte vetëm 10-muajshe. Për këtë fatkeqësi që preku jo vetëm familjen e Chloe, është pergjegjëse një grua rreth moshës 35-vjecare. Për të policia nuk ka dashur që të jap asnjë detaj por ajo ndodhet prapa hekurave, dhe së shpejti pritet të paraqitet përpara gjykatës për të marr edhe dënimin e merituar. Por ajo që ende ka mbetur mister për ne është pyetja: ‘Çfarë e shtyu një femër të vras një vajzë 10-muajshe?’
Babai i Chloe bëri të qartë se në këtë periudhë kaq të vështirë për familjen ka nevojë për respektin e privatësisë sidomos nga mediat. Ai shtoi:”Chloe ishte një vajzë e bukur dhe shumë energjike , e cila kishte cdo arsyje për të jetuar dhe fatkeqësisht u largua nga jeta qetësisht, me babain dhe gjithë familjen përkrahë saj. Ajo ishte një person i dashur për vëllain motrën, familjen dhe miqtë, e do të na mungojë pafundësisht. Do t’ju kërkonim të respektoni privatësinë tonë në këto momente të vështira.”
Add new comment