Mero Baze: Gazetaria e vërtetë është zhvendosur në rrethina

Në Temën online është publikuar një shkrim i Mero Bazes me rastin e 3 majit, ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit. Shkrimi publikohet nesër në versionin print. Baze, pasi nënvizon një numër problemesh të gazetarisë së sotme në Shqipëri, përfundon duke thënë sa më poshtë:
“Shqetësimi ynë i vetëm është të mos vdesë gazetaria, të mos vdesë soji i gazetarëve që duan të shkruajnë për t’u lexuar, që të dëgjohen për të kuptuar, që të shikohen për të menduar. Punonjësit e shtypit në Shqipëri nuk janë njerëz për të qarë hall. Ata paguhen mirë, më mirë se akademikët apo profesionistët e vërtetë, më mirë se kolegët në vendet e tjera të Evropës Lindore, më mirë biles dhe se shumë njerëz të zot të këtij vendi. Dhe paguhen vetëm pse nuk janë gazetarë. Shumë gazetarë të vërtetë janë thuajse të papunë ose të rrezikuar si të tillë. Tema dhe Respublica po tentojnë të mbijetojnë online, të tjerë po mbijetojnë me emisione televizive ose projekte modeste, jo në ekranet më të shikuara, dhe të tjerë janë thuajse pa punë. Por nuk ka vend për tu dëshpëruar. Teknologjia po i vjen në ndihmë botës së gazetarisë, jo vetëm si kërcënim, por dhe si shpresë. Shembja përtokë e gazetarisë në Shqipëri prej pushtetit politik përmes botës së biznesit e ka kthyer atë si një kone që leh në shtëpi zotërinjsh. Nuk është për t’i qarë hallin se jeton mirë në luks dhe i duket vetja e rëndësishme. Por në të vërtetë është duke humbur rëndësinë e saj. Gazetaria do të ringrihet pak nga pak jo nga politika, por nga këmbët e veta. Ajo politikë që nuk do të pengojë ringritjen, do të respektohet më shumë se politika që e ka lidhur medien me zinxhirë floriri.”
Re.Pu.
Comments
Eh si eshte kjo puna e Meros.

Eh si eshte kjo puna e Meros. Njeher e nje kohe merresh me cunin e Edit dhe thoshte qe eshte cuni i Kristaqit, te atit. Rrogetar i PD ishte atehere. Tani eshte bere rrogetar i Edit, dhe fansat e PS dhe te Edit e lexojne cdo dite. E kane bere dhe simbol te lirise se fjales. Ke, dallaveraxhiun, njeriun pa cipe , trilluesin e perhershem.

Kjo eshte per Erjon Bracen:

Kjo eshte per Erjon Bracen: Qe Merua e ka nderruar fAQEN KJO TASHME DIHET POR NUK DIHET SE CILA ESHTE ARSYEJA.....pse eshte prishur me Berishen. Sa per Respubliken tashme ka krijuar nje profil te pavarur as vegel e Rames e as vegel e ndonje tjeter per momentin problemi eshte Rregjimi Rrugac i Saliut, me pas duhet marre me Ramen dhe shume te tjere....... Mbaj kete drejtim Mustafa se je i pavaruar ....................Nje gazete politike- kulturore- iluministe dhe shume e pavarur per aq sa te lejojne ne Shqiperi......

Ashtu Mero! Tesh qe nuk je me
Ashtu Mero! Tesh qe nuk je me i perkedheluri e sherbyesi i autoritarit Sali dhe e ke gjetur veten ne anen e kundert te pushtetit e ke gjetur te verteten. Ne se je i sinqerte me te verteten dhe te drejten, sado relative qe te jete, te uroj gjithe te mirat. Perseri pak me rezerve, sidomos kur kujtoj se ke qene keshilltari me i besuar i Berishes per shume vite.
Per cfar gazetarie te vertet

Per cfar gazetarie te vertet na fliska meroja?! ku ai simbolizon gjithcka qe nuk shkon me gazetarine. Person pa pike integriteti, kur deri dje nuk kishte asnje ndryshim me Fahri Balliun, dhe tani po na hiqet si mesia e gazetarise. lol Po ska faj ai, fajin e kane ato budallenj qe e lexojne. Faj ka dhe Respublica qe e poston ktu.

Urime GAZETAREVE TE VERTETE

Urime GAZETAREVE TE VERTETE per FESTEN !Nderkaq me vjen keq qe MODEL i GAZETARIT SHERBETOR eshte EMNAKU IM : BLENDI FEVZIU !!!

Shtyp te lire ka, sic ka dhe

Shtyp te lire ka, sic ka dhe treg te lire.Ka shtyp politik, partiak dhe te varur, se i pavarur nuk eshte kush.Secili ne llogoren e vet me armen e vet dhe jo hidhu-pirdhu sa ne nje llogore ne tjetren me armen e tjetrit.Kjo per gazetaret e keqja e madhe e shtypit te lire qe nuk ka gazetare te lire, pavaresisht pozicionimit te tyre ideologjik, politik e kulturor qe jane te respektuara.Gazetare te lire nuk kemi,per kete soj vuajme ne, pasi i ndrojne 'ferngjite' nga godasin sipas 'komandave' te eproreve ekonomiko-partiake e jo te ndergjegjes se tyre, nese vertete kane.Lulet kane ngjyra te ylberit dhe aroma te kendshme qe te terheqin drejt tyre me sy, me nuhatje, me kenaqesi e revolte. Edhe ato jane lloj lloj goje asllani, mos me prek, insekte ngrenese, mashtruese, e te tjera si 'fauna' njerezore. "Flora' e lire e shtypit ka vetem ngjyra te bukura dhe vetem nje arome, nje arome kuterbuese e pushetit si e parase se mykur sepeteve apo mureve, qe te shpon hundet si piper djeges dhe gjithe diten mbetesh duke teshtitur.Gazetare te lire nuk kemi,por kemi ca gazetare qe si puna e grerezave na pickojne trurin kot me kot sikur dalin nga foleja e prishur pas 'sperkatjes' pushtetore me favore...Imagjinoni nje pallat plot me dritare me banore te ndryshem nga krahina te ndryshme qe dallojne jo vetem fizikisht por edhe emocionalisht dhe sikur te hapin te gjithe qepenat e te shohesh ca lloj gazetaresh qe perc ketej e perc andej te fanepsen ne te gjitha me levizjen e syve dhe te kakarisin si pula pa bere asnje veze e ti i hardallosur bertet si i manget 'ulni qepenat'.Sot eshte dita e shtypit te lire dhe e gazetareve 'te prangosur' shqiptare nga interesat meskine te tyre rreth 'kufomes' se pushtetit. Gazetare 'miza' qe bredhin ku ka plage te 'qelbura' qe rrjedhin a pikojne favore.I perfshiva te gjithe ne gazetare te varur te shtypit te pavarur, pasi akoma nuk kane dale gazetare 'te qeruar' edhe pse mund te pretendohet per ndonje...Megjithate,le t'i therrasin mendjes po deshen se ne do i gjejme alternativat qofte edhe duke 'ngrene bar' e jo gazeta...

Add new comment