Mbi çfarë numrash bazohet arroganca ‘presidenciale’ e Berishës?

Dje Fatos Nano mori ok-in e PDIU-së lidhur me kandidaturën e tij për postin e Presidentit. Ka mjaftuar një takim me Shpëtim Idrizin dhe Dashamir Tahirin, që të dy anëtarë të parlamentit, rrjedhimisht “zgjedhës në vetë të parë” në votimin presidencial. “Vlerësojmë faktin që kandidati Nano ka një platformë dhe profil të qartë”, tha Idrizi pas takimit.
Në këto rrethana, nëse Nano siguron njëzet nënshkrime për të zyrtarizuar kandidaturën, Berisha nuk mund të imponojë më lojën e vet. Ai ka 66 vota të PD-së. Edhe këto, nëse do të blindohet fshehtësia e votës, nuk i ka të sigurta të gjitha. Votave që merr nga PD-ja u shtohet veç vota e Fatmir Mediut, dhe kështu në rastin më të mirë ai ka në dorë 67 vota. Me shumë gjasa, Katriot Islami, o për shkak të lidhjeve me Metën, o për shkak të lidhjeve me kandidatin Nano, do ta shohë këtë proces si një rast për të bërtitur luajalitetin e tij ndaj kauzës së majtë. Me këtë përthyerje që kanë marrë ngjarjet (dalja e Nanos si kandidat), si zor që Islami të hidhet me Berishën. Më tej, votat e Ilir Metës janë të Ilir Metës. Ky i fundit ende nuk e ka zbuluar deri në fund lojën që kërkon të bëjë, por Berisha duket se nuk shpreson më tek këto vota. Ndërsa Oketa është një histori e mbyllur për PD-në.
Quiz: Mbi çfarë aritmetike votash e bazon arrogancën e vet Berisha, kur flet për “një kandidat të PD-së në krye të shtetit”?
M.N.
Comments
Po eshte shume e thjeshte,

Po eshte shume e thjeshte, Berisha gjithmone e ka ngritur steken duke i shitur gjerat e pamundura si te mundura dhe zgjidhjet reale dhe logjike si nje kompromis i dhene prej tij. Ai thjesht po luan me durimin e nderkombetareve dhe te opozites duke u ofruar si iniciator i kompromisit ne momentin e fundit.

Vazhdojne shashkat e

Vazhdojne shashkat e Berishes, per te hequr vemendjen nga te gjitha gjerat e tjera qe po e cojne vendin ne gremine.

Berisha po te doje ta nxjerr

Berisha po te doje ta nxjerr kuvendin me 150 deputete dhe pastaj te thote "Shko ankohu ne kushtetuse".

O Muç ! Po Idrizi eshte

O Muç ! Po Idrizi eshte çam, or burre. Askush nuk ka garanci tek ai. Pastaj ka çamer te tjere edhe ne PS.

Cuditem,qe as Mustafa

Cuditem,qe as Mustafa Nano,nuk e kupton lojen qe po luhet.Nano,nuk ka per tu zgjedhur president z.Mustafa.Shpetim Idrizi,nuk tha,se votat e partise Came do jene per Fatosin,por tha se e vlereson ate si kandidat.Pra,e vlereson,por nuk e voton.Qellimi eshte si te plotesohet numri prej 84 deputetesh prezent ne parlament,e jo te zgjidhet Tosi president.Kaq e thjeshte eshte.Nderkombetarte mesa duket kane bere te qarte,se kushtetua do zbatohet duke marr eper baze rastin e Kosoves,ku u shpall antikushtetues zgjedhja e Pacollit.As Ilir Meta nuk ka thene se do votojne per Nanon president.Pastaj ketu ndodh nje incest spektakolar.Zgjedhin Nanon president duke lene PD-ne ne minorance,pastaj mbajne PD-ne ne mazhorance.Pra Ilir Meta dhe Camet,e kthejne PD-ne ne minorance,dhe bashkojne votat me PS-ne e krijojne nje mazhorance te re sa per zgjedhjen e presidentit,e nderkohe,pastaj ribejne Saliun Kryeminister.Kur keta paskan mundesi ta kthejne PD-ne ne minorance,pse nuk e rrezojne qeverine??Lexoni nje editorial te Mero Bazes,qe argumenton se bashkejetesa e dy shumicave parlamentare eshte e pamundur.Nje shumice re parlamnetare per te zgjedhur Nanon president e nje shumice tjeter parlamentare me Saliun kryeminister.Ilir Meta ka hallin e zullumeve qe ka kryer,dhe do me sesben nje president qe ti shpetoj ebythen.Saliu po ashtu,ka hallin e djalit.Presidenti do zgjidhet me konsensus,ashtu si do deshiroje PS-ja.Po nuk i deshi qejfi Edi Rames,nuk zgjidhet dot presidenti.E kush thyen vendimin e grupit te PS-se te shkoje te beje shoqeri Kac Islamit.

Muci kthehu pas ne 2007 dhe

Muci kthehu pas ne 2007 dhe do kuptosh se Berishes per te zgjedhur president Topin ju desh te siguronte 8 vota me shume nga sa kishte, ndersa kesaj radhe i maftojne 3.

O Struco e hodhe nje spice

O Struco e hodhe nje spice vallaj.

Direkte e perdore argumenti "Kaci eshte i Berishes". Si e si do ta justifikosh perjashtimin e tij per te treguar qe Rama nuk eshte diktator. Pupupu ca paske qene.

Sa per presidentin, Berisha do e provoi deri ne fund per nje te vetin, prandaj u ndryshua kushtetuta. Po veshtire qe si Rama si Sala ta pranojne dhe njehere t'u hipi Tosi siper. Ata ca nuk bene, TE DY BASHKE, per ta larguar ne 2005.

Kastriot Islami do jete

Kastriot Islami do jete kandidat per president ! Keto jane te dhenat e fundit 'konspirative' nga agjencia e lajmeve 'pd'...

Add new comment