Debati presidencial në Francë: Sarkozy nervoz dhe Hollande në sulm

Postuar në 03 Maj, 2012 01:24

Secili u paraqit me gruan e vet në studion televizive, ku do zhvillohej debati. Ora 21.00 fiks, dhe debati filloi. Të ulur përballë sho-shoqit. Në të djathtë Nicholas Sarkozy e në të majtë François Hollande. Radhën për të folur i pari e pati, për shkak të shortit, i dyti. Programi i drejtuar nga dy gazetarë, e që zgjati dy orë e gjysmë, u transmetua nga televizioni publik France 2 e nga ai privat Tf1. “Ju jeni një figurë esenciale e Francës, por nëse mendoni se nuk e keni përçarë këtë vend, jeni gjithë ditën gabim”, i tha Hollande mes të tjerash. I erdhi përgjigja shpejt: “Të bësh bashkimin e njerëzve (termi i përdorur në frëngjisht deri në mërzi ishte rassemblement) është retorikë e bukur, por puna është se duhen fakte. Unë u flas njerëzve jo si njeri i një partie. Unë kam bërë reforma.”

Kanë zënë të flasin për pothuaj një orë të tërë lidhur me papunësinë, me taksat, me biznesin, me borxhin publik, dhe në një moment Sarkozy i thotë: Ju jeni gënjeshtar. Përgjigja e Hollande-it ishte: “Metodologjia juaj është mungesa e respektit. Kjo fyerje që më bëni do duhej të ish e padurueshme për mua, por shkon shumë në gojën tuaj”.

Më poshtë mollë sherri është bërë Silvio Berlusconi. Hollande ka lënë të kuptohet një miqësi midis Sarkozy-së e ish-kryeministrit italian. Por Sarkozy-ja mohon prerë, si të ish fjala për një lebroz: “Berlusconi nuk është miku im. Berlusconi është mik i Berlusconi-t. Ju jeni lutur për fitoren e tij në zgjedhje.”

E.G.

Comments

Submitted by Fiku detit (not verified) on

<p>Sarkozi luajti ne debat me taktiken e Murinjos ne &#39;mbrojte&#39; , kurse Hollande gjithe kohe ne sulm si taktika e Guardioles ,dhe ne perfundim sipas analisteve politike rezultati ishte i barabarte, i perkthyer humbje per Sarkozine &#39;nervoz&#39;...E c&#39;te keqe kemi ne po fitoi Hollande ?!...Helikoptere do blejme, do shetisim e do kenaqemi edhe me fushatat tona e ballafaqimet ne distance te pretendenteve tane; sa jane dy apo nje ?!</p>

Submitted by timo (not verified) on

<p>&nbsp;Shumica e analistëve sot, thanë se ballafaqimi përfundoi në barazim megjthatë, gjat trajtimit të temave të ndryshme nënkuptohej se ata mendonin që&nbsp; Sarkozi&nbsp; ishte i humburi. Mbrëmë unë e ndoqa nga fillimi deri në fund emisionin. Ishte një përplasje dinjitoze e dy projrkteve të ndryshëm nga njëri tjetri. Sarkozi njihet për zhdërvjellësinë në argumentimin e gjërave por këtë herë ai kishte përballë dy kundërshtarë Fransua Hollond-in&nbsp; shumë të përkushtuar&nbsp; dhe veten e vet. Them veten e vet sepse, projekti megjithëse dinjitoz, përgënjeshtrohej nga&nbsp; 5 vjeçari i tij presidencial. Ky përgënjeshtrim ishte aleati më i mirë i Holand i cili diti ta përdorië me sgjuarsi dhe konseguencë. Përfundimi; Holand doli fitues në këtë përballje. Rezultatin e vërtetë do t&#39;a shhim në 6 maj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.