Bien akuzat për Limajn. “E dija që ish i pafajshëm”, thotë Thaçi

Postuar në 02 Maj, 2012 12:58

Gjyqtari është britanik. Quhet Jonathan Ëelford-Carroll. Prokurori është italian. Quhet Maurizio Salustro. Gjykimi bëhet në Prishtinë, ku sundon administrata multi etnike Eulex. Dhe të akuzuarit janë shqiptarë; janw shqiptarë të famshëm për më shumë se një arsye. Janë ish-luftëtarë të UÇK-së. Njëri syresh, Fatmir Limaj, është dhe politikan i rëndësishëm i Kosovës. Tre të tjerët janë Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala. Pritej me interes ky gjyq, pasi për shumëkënd po merrte formën e një gjykimi që i bëhej Luftës së shqiptarëve kundër okupacionit serb. Dhe përfundimi duhet t’i ketë lënë të kënaqur të gjithë ata që po e paragjykonin procesin. Por më të kënaqur ka lënë Fatmir Limajn e Co. Madje, edhe Hashim Thaçi u shfaq i kënaqur. “Kam pasur besim tek drejtësia, dhe kam qenë i bindur në pafajësinë e të akuzuarve”, tha ai në një mbledhje qeverie.

Në fakt, miqësia mes Thaçit e Limajt është e hershme, në luftë e pas luftës, por  me të filluar ky proces, marrëdhëniet mes tyre u ftohën. Nuk dihet se ç’efekt do të ketë tek kjo marrëdhënie verdikti i dhënë në gjykatën e Qarkut Prishtinë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.