Askush nuk e dinte: Mariah Carey ka shpëtuar jetën e një njeriu, që ishte në prag të vdekjes.
Njohim mendjemadhësinë e saj, me raste agresivitetin por edhe Mariah Carey ka një anë të ndjeshme që jo të gjithë kanë arritur ta zbulojnë. Personi në fjalë ishte vokalistja e dyte e kengëtares dhe quhet Deborah Cooper, 60-vjec.
Vite më parë ajo zbuloi që ishte me kancer, madje kishte një lloj të rrallë tumori që e bënte të dukej shtatëzanë. Deborah duhej t’i nënshtrohej menjëherë një transplanti për të cilin nuk kishte para të paguante. Deborah, e cila nga 72 kg u kthye në 40 kg, telefonoi një mik i cili kontaktoi me Mariah Carey. Një ditë më pas këngëtarja e shqetësuar për gjendjen e saj (ndonëse nuk kishin afrimitet) kërkoi numrin e llogarisë ku të transferonte paratë. Deborah shprehet se priste të vdiste nga momenti në moment, por Mariah shpëtoi jetën e saj./E.B
Add new comment