Shpërthen Ilir Gjoni: Stambolli digjet, opozita krihet

Ilir Gjoni ka shpërthyer në mënyrë ironike kundër të parit të PS-së. Në profilin e vet në facebook, ai e nis diatribën e vet në mënyrën më thumbuese të mundshme: “Përveç kastravecit të detit, që është i rëndësishëm, siç e tha edhe kryetari i PS-së dje....”. Me këtë të fundit, ai i referohet një tryeze të PS-së për bujqësinë, duke dashur të denoncojë ngenë e non-chalance-ën e PS-së e të kryetarit të saj që gjejnë arsye të merren me seksin e engjëjve në këto kohë të kiametit.
Në rastin konkret, Gjoni fut tek ‘kiameti’ çështjen e kufijve, të cilën po e bëjnë lëmsh – këtu i kthehet sërish ironisë – kastravecët e papërgjegjshëm. “Ndodhemi para një rasti flagrant, kur Komandanti i Flotës Detare është emëruar nga ministri në shkelje të Kushtetutës dhe kur bazat detare si ajo e Bishtit të Pallës janë nxjerrë jashtë strukturës funksionale të Forcave të Armatosura. Mazhoranca po i bishtnon mendimit të ligjit për kufijtë. Ka shtyrë në kalendat greke miratimin në Kuvend të këtij ligji”, thotë Gjoni i alarmuar. Kjo ndodh në një kohë kur, sipas mesazhit të Gjonit në Facebook, kufijtë e Shqipërisë cënohen përditë nga Greqia (sipas një informacioni të besueshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm muajin e shkuar janë dokumentuar 34 shkelje të kufirit detar).
Këto fakte/konsiderata të fundit janë për t’u verifikuar/diskutuar, por që opozita shqiptare ka humbur fokusin e nervin, kjo s’ka nevojë as për verifikim, as për diskutim.
M.N.
Comments
e gjithe kjo pune eshte nje

e gjithe kjo pune eshte nje cik "hyp se t'vrava, zdryp se t'myta." dhe eshte cinike qe te nxjerresh vetem nje element nga nje fjalim, t'i deformosh kuptimin duke e nxjerre jashte kontekstit (ne fund te fundit ajo qe rama po ilustronte me ate shembull ishte menyra sesi jepen per shfrytezim pa kurrfar kriteri te gjitha resurset e ketij vendi, qe nga nafta e deri tek kastravecat e detit) dhe pastaj ta pergjithsosh sikur kjo eshte gjeja e vetme me te cilen po merret opozita e cila paska "humbur fokusin e nervin."

Të gjitha janë të

Të gjitha janë të rëndësishme, edhe kufijtë, edhe pasuria nënujore. Z. Gjoni të mos të na bëjë “të bukurin”, “patriotin”, “macho-n”, të mençurin e dynjasë me ironitë pa kripë.

Ne rastin e kastravecit të detit, kemi një shkelje të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e specieve te rralla, që vetë Ministria e Mjedisit e ka futur në Listën e Kuqe (kilogrami i kësaj specieje në tregun ndërkombëtar është 250 euro me shumicë deeri në 400 euro me pakicë!). Po kjo ministri e Mjedisit, po ky Fatmir Mediu, nëpërmjet licencës korruptive dhënë një kompanie turke (është një lloj Behtel-Enka afër Erdoganit, thonë mediat e Ankarasë), përgatit një “Gerdec” mjedisor.

Nga ana tjetër, është po ky ish-ministër i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, një vit para Gërdecit, në vitin 2007, kishte ndërhyrë te Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë, që anglezëve të mos u jepej e drejta e kërkimeve për naftë në det afër Korfuzit, sepse nuk donin grekët. Fatmir Mediu urdhëroi Kristaq Gervenët and Co. të hartonin një marrëveshje, ku Greqisë t’i faleshin mbi 300 kilometra katrorë nga sipërfaqja detare shqiptare. Pastaj u morën me mbrojtjen dhe nënshkrimin e këtij ligji Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli etj.

Shyqyr që Edi Rama e çoi problemin në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë fakt, të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufirit, t’i jenë mirënjohës përjetë, jo vetëm Gjykatës Kushtetuese, por edhe Myslym Pashës, gazetarëve dhe vete Edi Ramës dhe PS-së.

Atëherë Ilir Gjoni nuk dëgjohej gjëkundi!…

njiçik si vone u kujtove Liro

njiçik si vone u kujtove Liro ! Apo te çoi fjale babi dhe te tha : "bir fillo fol dhe ti per shqiptarizem se do dalesh jashte loje"?

"erind" = fahri balliu

"erind" = fahri balliu

Une kom byth dhe vej emrin -

Une kom byth dhe vej emrin - kurse ti ANONIMS hajde bashke me Fahriun dhe ma rruni me brisk !

O Erind, keshtu eshte ndare

O Erind, keshtu eshte ndare kjo dynja. Ca kane bythe, ca kane koqe.

Ah politikanet e shkrete

Ah politikanet e shkrete shqiptare, merren me traiplleqe, kane 20 vjet po projektojne cdo gje tek Greqia. Iliro! Pse nuk vendos ne fb, nje status...Spitalet digjen, Iliri krihet ne fb???? Po lere Greqine rehat se nuk ka nge Greqia te merret me ujerat tona te ndotura.

Une s'po shtoj asgje: besoj

Une s'po shtoj asgje: besoj se kane mjaftuar per Ilirin komentet e mesiperme....

Edhe une kam pershtypjen se

Edhe une kam pershtypjen se PS-ja nuk po di ose nuk po kupton se cilat jane prioritetet e saj te çastit dhe afatgjata. Ajo nuk duhet te rreshti se denoncuari politiken e qeverise, antikombetarizmin e saj, sidomos ndaj Jugut te vendit, shitjene pasurise kombetare etj etj. Sistemi zgjedhor, pamundesia e vjedhjes se votave perseri me 2013, zgjedhja e presidentit - duhet te jene temat qe duhet te trajtoje çdo moment kjo opozite. Per kastravecet e detit dhe ngrohjen globale le te flase kur te jete ne pushtet. Ngandonjehere nuk e kuptoj asfare as PS-ne dhe as Ramen. Do te zhgenjehen keq me 2013. Por e keqja me e madhe do te jete per shqiptaret qe po i besojne kesaj opozite pa nerv. Imagjinoj sikur te ishte Berisha ne vendin e tyre dhe ata te silleshin ne pushtet si qeveria e sotme. Si do sokolliste Berisha, si do ulurinte ai ndaj mafies me te tmerrshme qe ka pare bota, ndaj kryekriminelit Edi Rama, sa do te dridheshin xhamat deri ne Bruksel e Uashington. Ndersa PS-ja merret me sesione shkencore.

Ilir Gjoni i kujt formacioni

Ilir Gjoni i kujt formacioni politik eshte dhe kujt ja pasoi 'kastravecin' ?...Opo keta politikanet tane...Mjere ne!

Qysh e kane surratin keta

Qysh e kane surratin keta kastravecet e detit,se nuk kam pare ndonjehere?Fshatare hesapi,ne populli njohim vetem kastravecet te fushes...U themi dhe trangull,me delikatese!

Add new comment