Karsten Ankjaer Jensen: E keni bërë korrupsionin stil jetese

Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, ka folur për Shqipin, dhe ajo që bie në sy është ‘kërcënimi’ që ai bën maxhorancës, nëse kjo e fundit këmbëngul të zgjedhë president një të vetin. “Institucionet e pavarura, si Presidenca, janë gurët e themelit të një shoqërie demokratike; pa to demokracia nuk ekziston, prandaj zgjedhja e Presidentit do të ketë ndikim të thellë, edhe në aftësinë e Shqipërisë për të përparuar drejt BE-së; përsëri për mirë ose për keq”, thotë ai në mënyrën më të qartë të mundshme. Por në këtë intervistë ka një pasazh që duket edhe më interesant: “[korrupsioni në praktikë] rrallë konfrontohet seriozisht, madje edhe nga media e cila duhet të ishte në mbrojtje të popullit. Një fakt i thjeshtë është se nëse një gjykatës, një politikan apo një nëpunës civil me rrogë shqiptare, drejton një “Mercedez”, vishet me kostume të shtrenjta, apo jeton në vila si pallate, atëherë këtu ka të ngjarë që diçka shkon shumë keq, prandaj duhet hetuar dhe ka gjasa, edhe dënuar. Përse njerëzit dhe media mbyllin sytë kur ndeshen me korrupsionin e shfaqur dhe konsumin luksoz të atyre që duhet të ishin shërbyesit dhe udhërrëfyesit moralë të tyre, për mua si danez është e vështirë ta kuptoj, sepse kanceri i korrupsionit nuk boshatis vetëm xhepat e njerëzve të ndershëm, ai gërryen demokracinë dhe shtrembëron moralin dhe strukturën sociale. Tashmë duket sikur ka evoluar një mentalitet sipas të cilit shumë e shohin korrupsionin disi si OK, nëse është më i vogël nga ai që bëjnë të tjerët, sidomos në politikë. Nuk është aspak kështu. Korrupsioni e kthen cilindo që merr pjesë në të, në një kriminel përpara ligjit shqiptar dhe botës jashtë. Është me të vërtetë i dëmshëm për Shqipërinë, për reputacionin si edhe për të ardhmen e saj.”
E.G.
Comments
"perse njerezit dhe media

"perse njerezit dhe media mbyllin syte kur ndeshen me korrupsionin e shfaqur ..."

Pergjigjen e jep vete ambasadori danez se "korrupsioni eshte bere stil jetese".

Turp tu vije njerezve te medias qe gjithe diten bejne te diturin e te ndershmin ne nje kohe qe jane pergjegjesit nder kryesore te gjendjes anormale, amorale te shoqerise se sotme shqiptare.

Me qarte ,shajne gjithe diten nje pale hajdute per te mbrojtur palen tjeter akoma me hajdute vetem se prej saj ushqehen.

O ju te medias! Do benit mire

O ju te medias! Do benit mire ti pergjigjeshit akuzave qe po ju bejne diplomatet e huaj se mjaft me "beni si them une ,mos beni si bej une".

Add new comment