Pëllumbët e paqes – teatri me “Berishë” vazhdon njësoj si 20 vjet më parë

Postuar në 22 Prill, 2016 10:17

Një ditë pasi në Parlamentin e Shqipërisë u konsumua një thirrje për armatosje të qytetarëve si masë mbrojtjeje ndaj krimit që ka edhe akreditim shtetëror, përfaqësues të Partisë Socialiste, nga ata “që e njohin mirë Berishën”, por edhe që janë përballur me të në të shkuarën, po dalin njëri pas tjetrit për të vijuar me skenarin “ i miri - i keqi”, që u ka dhënë oksigjen politik për 25 vite rresht. Një prej tyre, Servet Pëllumbi, një ish-i përjashtuar nga PPSh-ja që së fundmi ka bërë thirrje për përjashtimin e Ben Blushit pse kundërshton vijën zyrtare të partisë, ka deklaruar për “shqiptarja.com” se destablizimi i vendit është kartë e mbijetesës politike të Sali Berishës. “Është një thirrje antikushtetuese. Është një vepër penale, sepse është thirrje për armatosje kundër rendit kushtetues. Prokuroria duhet ta thërrasë urgjent dhe ta marrë të pandehur. Kërkon të destabilizojë vendin. Kërkon një ’97 të dytë për të mbuluar krimet e tij. Çështja e destabilizimit të vendit është një çështje ekzistenciale për Sali Berishën, për të mbuluar krimet që ka bërë. Është përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë”, thotë Servet Pëllumbi(http://shqiptarja.com/home/1/servet-p-llumbiberishaskenar-destabilizimi-...). Po ajo këngë e vjetër që luhej në vitet '92-97, herë realiste për shkak të vulgaritetit të pushtetit dhe herë nën zë, duke tjerrur mirë atë lojën “jug-veri” që shfrytëzonte naivitetin e një pjese të shoqërisë.

 Dhe destabilizimi që erdhi, me të vërtetë që i atribuohet si përgjegjësi kryesore Sali Berishës, por ishin pëllumbët e paqes socialiste ata që e kalëruan deri në maksimum bashkë me epilogun e gjyqeve false ndaj pjesëtarëve të bandave të armatosura që i krijuan dhe i përdorën si mjet kryesor. Viti 1997 që tani e nxjerrin si gogol përpara shqiptarëve ishte një vit tragjik, me krime politike ndaj shtetit, por edhe krime rruge, krime ndaj pasurisë etj.. Por për asnjë çast të vetëm, për ASNJË çast, këta që sot vazhdojnë të marrin fjalën nëpër diktofonë apo telefonë duke konsumuar vibrime zanore dhe nerva njerëzish, nuk ndërmorën ndonjë iniciativë legjislative apo tjetër, për të zbardhur dhe vënë para drejtësisë ata që sot i quajnë kriminelë etj.. Në krye të komisionit për ngjarjet e vitit 1997 u vendos mendimtari më i ri i Facebook-ut, Spartak Ngjela, që e kreu më së miri detyrën e ngarkuar nga “armiku Sali”. E që sot bën detyrën javore me një status anti-Sali në javë.

 Periudha e opozitarizmit 2005-2013, kohë kur Pëllumbi, si përfaqësues i “mençurisë socialiste të xhaketave të vjetra” bashkë me rebelin Edi Rama shpikën edhe termin Subversiv “popull opozitar”, solli profilizmin e një Berishe të rikriminaliuar, por me të cilin pas një ngjarjeje si Gërdeci p.sh, u rrahën shpatullat dhe u shkërmoq me konsensus ai rend kushtetuese për të cilin flet sot Profesori. Rend i interesit qytetar dhe i disa garancive, i linçuar në kudhrën e llogarive dhe interesave të një grupi që s'u morr vesh mirë se kush ishte.

 Janë njerëz si ky Profesor që kanë dorë në mbajtjen e Berishës në poltikë, pasi kështu do të mbanin edhe veten. Sepse me Berishën ulet edhe vlera negative e paaftësisë së pashoqe të ekipit socialist në dretimin e shtetit. Paaftësi organike e atyre që në Itali dikush do t'i quante “i figli di papa”(djemtë e babit).

 Nëse do të kërkohej drejtësi, ajo do të shihej sapo Rilindja mori pushtetin. Le të na thotë Profesori pro-përjashtime, se çfarë dosje, cilën çështje, apo çfarë krimi inicioi apo hapi qeveria e re? Ku e vuri gishtin për të zbardhur ndonjë ngjarje apo për të gjetur përgjegjësinë për ndonjë krim siç quhen hesapet që Berisha ka me socialistët? Nëse do ta kishte bërë këtë realisht, pa shkelur syrin, atëherë edhe Berisha nuk do të kishte dot gjunjë për të bërë këtë thirrje. E cila në dritën e kriminalizimit tërësor të shtetit, edhe në mos qoftë e ligjshme, është logjike për situatën e jashtëzakonshme ku janë vënë qytetarët.

Comments

Submitted by tata (not verified) on

ju horrat e komunizmit fares me te keqe te njerezimit flisni per doktor berishen qe rrezoje bastardet tuaj bolshevike por ky popull i thesit te miellit nuk e kopton se ku ka perfunduar berisha eshte dhe dote mbetet lideri politik me i spikatur ne keto 26 vjet e keqja me e madhe eshte se ky popull nuk eshte mesuar akoma me demokracine dhe ka akoma nostalgjiper demonet e kuq qe per 50 vjet i dhane ketij populli vetem buke misri dhe vrasje burgosje dhe internime akoma bajgat e servet laraskes dhe edvin kristaq rames kane ardhur perseri per te bere reprezalje me kete popull te vuajtur deri ne palce ku njerezit nuk kane me hanger buke dhe keta horra te tipit pellumbi[ laraska] akozojne berishen qe ben thirrje per arme qe te mbrojne femite motrat dhe nenat e tyre nga murtaja komuniste

Submitted by Prof (not verified) on

Edi Rama, tregoi edhe njehere, se eshte KAUR tamam.
Kur i godet njeren faqe, kethen edhe tjetren per t'ja qelluar, duke e kujtuar goditesin qe me gjuaj edhe ne kete faqen tjeter, mbasi i mbetet hatri pse nuk u godit edhe kjo.
Kjo eshte fabula, pak a shume.
Me deklaraten e sotme, Edi Rama, tregoi se nuk ka force karakteri, qe derrit mos t'i thote daje, por, ripohoi te kunderten, duke e pranuar derrin per daje.
Populli eshte i lodhur nga keto " cfaqje artistike" te Edi Rames.
Po te ishte burre, i bente kerkese zyrtare, si Kryesi Kuvendi, Ptokurorit te Pergjithahem, per ndjekje penale ndaj Sali Berishes, e jo me deklarata mediatike apo nga foltore e kuvendit drejtuar Kryeprokurorit.
E ku pjerdh Kryeprokurori nga deklarata mediatike apo kerkesa me goje nga deputete apo ministra.
Kryeprokurori yne, nuk ka bythe, qe te filloje ceshtje penale KRYESISHT ndaj Sali Berishes, se mandej ja ha gurmazin Sala me te tijte.
E gjithe kjo, ishte nje teater.
Edhe reforma, neqoftese do te behet, te jeni te bindur se Sali Berishen nuk do t'a cenoje askush.
Keni per te pare.
Edhe ambasada USA, nuk e can koken per c'tha Sala dje ne kuvend.
Per ata, e rendesishme eshte te realizojne planin, qe eshte reforma ne drejtesi, po se kush do te veje ne burg, nuk u intereson.
Vritni veten me njeri tjetrin mendojne e thone nderkombetaret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.