Rënia e mitit të Perëndimit
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Gabriel Escobar, ka shpjeguar se pse ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non grata.
Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë.
Por dua të them, se ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike, ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion
Ky është një interpretim pak si ndryshe përkundrejt nënvizimit se Sali Berisha paska minuar të shkretën demokraci në Shqipëri. Qëndrime të tilla dëmtojnë më shumë se çdo gjë marrëdhëniet mes dy vendeve, sepse ato intoksikojnë me mosbesim seriozitetin e ShBA në një pjesë të opinionit shqiptar.
P.sh sot u njoftua se paska nisur dialogu-strategjik mes të dyja vendeve. Mirëpo nëse korrupsioni është element destabilizues për demokracinë siç aludohet te Berisha, çfarë dialogu strategjik po vendos Amerika me një qeveri të cilën ajo e cilëson si “të korruptuar në të gjitha degët”?
Dhe tjetra: nëse të korruptuarit janë të gjithë pro-amerikanë si ta shpjegojmë atëherë këtë afilacion që shitet edhe për imunitet në këto anë?
Nuk po shtyhemi më tej për të karakterizuar qeverinë aktuale, e cila po mbështetet në mënyrë absurde dhe kundërproduktive nga përndimorët, aq sa në fakt kjo që ka ndodhur në këto 9 vjet shënon momentin kur miti i perëndimit ra në Shqipëri. Dhe atë e rrëzoi përkrahja për korrupsionin. Le ta gjejnë më vonë se kush e minoi demokracinë e mekur në këtë vend.
s.zaimi
Comments
Rënia e miteve
Pak paradoksal ky ngazellim per renien e rolit te Amerikes qekur ne titull thuhet qe ky ka qene 'mit'. Pra miti eshte i destinuar te bjeri.
Ha-merr-ika eshte po aq mit sa ka qene bab Dovleti apo vellazeria Ruso/Kineze-Shqiptare. Nje popull mund te vihet ne gjume me mite po qeverite duhet te jene syhapura.
Personalisht, ne kuadrin e real-politikes Shqiperise i duhen aleate te medhenj ne krah, dhe perderisa marredhenia eshte me perfitim te dyanshem aq me mire. Habitem me disa qe sikur i del gjumi nga enderrat me Mujin e Halilin dhe e kuptojne qe bajlozi nuk ishte dhe aq i zi por edhe Muja nuk ishte aq i forte sa ne perralle. SHBA nuk ta ka per detyrim or mik te te nderqi ato gjera qe ti i ke te shtremberta (po aq sa ti nuk e lejon nje shok apo partner te vije e te te ndreqi punet ne shtepine tende) dhe as nuk do te sulmoje me raketa per aq kohe sa nuk heq S.B., E.R. apo I.M. nga jeta publike. 'Qelepiri' eshte qe te treguar boterisht se ku e ke dhemballen e prishur, shko e beji derman vetes tani....
Une deri me tani mendoja se
Une deri me tani mendoja se isha pesues fatlum i "eksportit te demokracise" nga ShBA. Nuk e dija qe po na hapnin syte se kush eshte Saliu dhe Iliri. Po xhanem per kete duhet partneriteti strategjik.
Une deri me tani mendoja se
Une deri me tani mendoja se isha pesues fatlum i "eksportit te demokracise" nga ShBA...
Nuk dukesh aq naiv sa do qe te dukesh ... FDhe meqe ra fjala, fjala 'eksport' ne vetvete kerkon nje kundervlefte (pagese) dhe ne kohen qe ti nuk paguan Ha-merr-ika nuk te jep as Saliun qe te çash kokën (tende jo te Saliut).
Zoteri, Amerika eshte komb i
Zoteri, Amerika eshte komb i vecante sic e shpall veten. Apo edhe i domosdoshem. Demokracine e ka mision si lirine. Nuk e ben besoj per kundervlefte.
Dhe HaMerIku e solli Saliun se nxori ne fushate Rajersonin me te.
Supporting democracy not only
Supporting democracy not only promotes such fundamental American values as religious freedom and worker rights, but also helps create a more secure, stable, and prosperous global arena in which the United States can advance its national interests.
Ose ne shqip:
Mbështetja e demokracisë jo vetëm që promovon vlera të tilla themelore amerikane si liria fetare dhe të drejtat e punëtorëve, por gjithashtu ndihmon në krijimin e një arene më të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë globale në të cilën Shtetet e Bashkuara mund të avancojnë interesat e tyre kombëtare.
Pra sic thashe, nese do nje argument: Hajt ti bijm, vazhdo. Nese do nje debat te shndetshem, tjeter gje pastaj...
Ku verifikohet kjo gje?
Ku verifikohet kjo gje?
ShBA veproi ne Ballkan pa nje rival strategjik keto 30 vjet dhe nuk arriti gje. Veproi ne hapesiren shqiptare pa nje narrative alternative dhe ku mberritem: te fabula e korrupsionit, ku ka dore vete subjekti ne fjale.
Add new comment